Shkruan Dr. Ndoj Mhilli
Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ku pati një dhunë të shfrenuar si pasojë e braktisjes së zgjedhjeve vendore nga Lista Serbe dhe detyrimit ligjor dhe kushtetues të qeverisë kosovare për të bërë zgjedhje edhe pa pjesëmarrjen e kolonëve serb, të vendosur me dhunë dhe genocid ndaj shqipëtarëve, dëshmojnë edhe një herë se marëveshja e asocacionit të komunave me shumicë artificiale serbe është një gafë e tmerrshme kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila do të krijoj në vazhdimësi dhe në pafundësi destabilitet, dhunë krime dhe vrasje në kurrizë të shqipëtarëve. Kësisoj ajo duhet të rrëzohet. Gjithashtu, Serbia dhe serbët dëshmuan edhe një herë se nuk janë të gatshëm dhe të aftë të bashkëjetojnë me shqiptaret edhe pse si kurrë në histori të njerëzimit të dhunuarit i zgjasin dorën e paqes për të disatën herë, dhunuesit shekullorë të shqiptarëve. Dhunues i cili, që nga shekulli i VI-VII pas Krishtit, kur u soll në Gadishullin Ilirik nga Romakët për me i përdor në luftat e tyre – fuhatat luftarake kundër fiseve barbare, mongole, si dhe sfiduesit të ri që doli pas vdekjes së Muhamedit, Kalifatit Islamik, i cili po i rrëmbente territoret e pushrtuara, kanë sjellë vetëm vuajtje, dhunë, vrasje përdhunime, vdekje dhe genocid për ilirët-shqiptarët autokton.
Kësioj, me dhe pa Bashkimin Evropian, i cili i quan bashkëfajtorë si dhunuesin dhe të dhunuarin në Dardani, deklaratë e cila më ngjall neveri dhe më sjellë ndërmend Kongresin e Berlinit dhe Londrës, ku shqiptarët u masakruan dhe u ndanë në pesë shtete, sigurisht jam me Dardaninë, sepse me ta është e drejta. Madje dhe vetë emri Kosovë përbën padrejtësi perëndimore ndaj shqiptarvëve të Dardanisë së lashtë. Në këtë hulli mendimi, me dhe pa perëndimorët, të cilët u ngutën si gjithmonë të ndëshkojnë dardanasit dhe nuk përmendën askund fjalën huligan, mercenarë dhe kriminel serb, prapë se prapë, jam me të drejtën për vetëqeverisje në troje të veta të shqiptarëve, Dardaninë.
Të akuzosh dhe ndëshkosh në turravrap atë që mbronë të drejtat e veta në troje shekullore, nëpërmjet kolonëve serb të ardhur aty si pushtues barbar, duke bëre genocid shekullor mbi popullsinë vendase është e shpifur e neverishme dhe e turpshme. Madje jo shumë larg në kohë – në vitet 2000 serbët shpërngulën me genocid, dhunë, vrasje, përdhunime masakrime çnjerëzore vetëm nga Mitrovica 12 mijë shqiptarë, ndërsa nga e gjithë kosova më shumë se 1 milion të tillë. Pra në këto komuna të Mitroviës janë shumicë për shkak të dëmbimit me dhunë të shqiptarëve të Kosovës. Mirëpo çuditërisht askush në Kosovë nuk ka ndërmarrë nisëm t’i kthejë të shpërngulit në tokat dhe pronat e tyre të lashta sa vetë njerëzimi.
Kësioj edhe një herë përplasja dhe sulmet kriminale huligane serbe mbi shqiptarët e Kosovës dhe forcat e armatosura të KFOR-it dhe Kosovës dëshmon se marrëveshje paqeje mes serbëve dhe shqiptarëve nuk do të ketë kurrë as ndonjëherë. Kjo është një këmbanë e cila duhet të bjerë në veshin e dardanasve dhe shqipove këndej kufirit që të rrisin me të gjitha mjetet fuqinë ushtarake dhe arsenalin e armatimeve. Tashmë ka ardhur koha që të ndalojmë me çdo kusht e çmim përdhunuesin shekullorë edhe të dinjitetit kombëtar ose të vdesim të gjithë me nder në betejë. Qoftë ajo edhe beteja e fundit që bëjmë mbi dhê.
Çderimi dhe përdhunimi edhe i dinjitetit të shqiptarëve nga ndërkombëtarët sidomos nga Evropa, që nga mesjeta kur ne thyenim hardhitë e Perandorisë Osmane, që dyndeshin drejtë Evropës e ata flinin ndër furka grash, duke na lënë gjithmonë në baltë, duhet të marrë fund. Mirëpo realiteti dëshmon si dikur Pjetër Budit, i cili u la në baltë nga Evropa dhe u vra në pabesi nga shqipot, se këtë gjë po nuk e bëm ne nuk do ta bëj askush tjetër.
Kur shqiptarët shqetësohen të kthejnë në institucione huliganët, kriminelët serb, të cilët janë kolonë, pasi gjatë shekujve kanë bërë genocid mbi shqiptarët e Dardanisë, e aq me tepër kur në vitin 2000 ata kanë zhvendosur me dhunë, vrasje, përdhunime dhe masakra 12 mijë shqiptarë nga Mitrovica, është e shpifur dhe e neveritshme. Gjë që dëshmon se këta janë më vegla se sa perëndimorët, të cilët fajësojnë të dhunuarin në vend që t’i tregojnë vendin kriminelit. Pra majfton të shihni prostitutat politiko-mediatike në TV kombëtare dhe artikulimet e tyre për me kuptu se ata jane vegla të paguara nga Serbia dhe Rusia me rubla ruse. Për këtë mos kini as më të voglin dyshim.
Ndërkohë, pashë reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, i cili më ngjante me reagimin diplomatik të ndonjë evropiani apo perëndimori gjakftohtë që nuk ka kurrfarë lidhje me këtë komb, përveç interesave gjeostrategjike. Reagim, që shije më lë paturpësinë, neverinë dhe argatërinë ndaj perëndimorëve. Ky tipi dukej sikur po fliste nga pozitat e huaja të ndonjë lideri botëror dhe jo të një shqiptari. Fatmirësisht, siç duhej të shprehej Rama u shprehën kroatët, të cilët i kërkuan Serbisë të tërhiqej nga dhuna dhe t’u kërkonin falje shqiptarëve.
Besoj e dini të gjithë se në Serbi kanë plasur protestat kundër Vuçiçit dhe me të gjitha gjasat ishte drejtë fundit të karrierës së tij si politikan. Kësisoj atij i duhej një komardare shpëtimi në llucën në të cilën po mbytej. Pikërisht këtë komardare shpëtimi sa herë që i nevojitet Vuçiçit, ja ofrojnë shqiptarët, duke rritur tensionet e mobilizuar ushtrinë serbe për luftë me botën shqiptare dhe atë amerikane. Gjë që e bën Vuçiçin edhe një herë atdhetarin e madhë donkishotesk të Serbisë primitive, barbare në mendësi, kulturë dhe veprime, që adhuron kultin e Miloshoviçit dhe agresionit dhe zhbirjes me çdo kusht të shqiptarëve.
Unë besoj fort se Albin Kurti thjesht po luanë si gjithmonë bllofin e radhës populist dhe të disi të dëmshëm për Kosovën, në shërbim të Vuçiçit, i cili kur ishte në fushatë zgjedhore, mori një asis nga rritja e tensioneve të forta në veri për tarkat, që i dha pushtetin duke e fryrë dhe paraqitë para publikut këtë të fundit si nacionalist serbomadh. Po kështu bëri edhe në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bosnjëzimit (asocacionit) të Kosovës, e po kështu po bën edhe këtë herë, duke e shpëtuar nga rrëzimi nga pushteti nëpërmjet, ofrimit të asit nën mëngë për të, veshjes së rrobës së serbomadhit atdhetar. Pra Albini shërben si një shpëtim sa herë gjendet në vështirësi padroni i politikanëve shqiptarë, Vuçiç. Kjo logjikë e thjeshtë analize nuk do as mend as kalem.
Sikur Albini të ishte atdhetar i vërtet dhe të mos tërhiqej nga qëndrimet e tij, sapo e shpëton nga vështirsitë brenda Serbisë padronin e politikanëve shqiptarë,Vuçiç, unë do të isha me të. Mirëpo, mjerisht dhe me keqardhje, ai është skenarist i zgjuar dhe atdhetarë i pshtirë – i shitur. Pra argat i dhe marioneta e Serbisë-Gjermanisë-Rusisë dhe Turqisë. Gjë që e bën këtë lojë ndërkombëtare të fortë dhë të rrezikshme, aq sa amerikanët janë të gatshëm t’i japin dënimet e fundit atij. Dënime që po rreken të mos ia faturojnë edhe Kosovës.
Dardania – Kosova dhe dardansit kanë një mundësi të ngrihen në protesta dhe brenda pak ditëve, pasi të stabilizohet situata në Mitrovicë, të rrëzojnë qeverinë e argatit serbo-turko-gjerman, Albin Kurtit, i cili para pak kohe nën petkun e atdhetarit fallco nënshkroi edhe marrëveshjen e asocaionit të komunave me shumicë artificiale serbe aq shumë të kundërshtuar me të drejtë nga ai. Marrëveshje të cilën për hir të vërtetës ja kanë lënë mbi supe atij dhe Kosovës, argatët e tjerë të Serbisë dhe disa perendimorëve antishqiptar si, Isa Mustafa, Hashim Thaçi etj. Pra argatëria ndër shqiptare dhe spiunëllëku janë si profesioni i prostitutës ndër më të lashtit ndër ne, që nga Troja pëllazgjike, e cila ra me tradhti, e po ashtu Iliria ra me tradhtinë e Dhimitër Farit, apo Teuta, me ndihmën e këtij të fundit, helmoi në verë të shoqin për me i marrë pushtetin, duke i dhënën fund njëherë e përgjithmonë përandorisë Ilire në Gadishullin Ilirik. Në të kundërt Roma de jure do të kishim qenë ne. Ne themi se jemi të besës e njëra e tjetra. Mirëpo ne besën e kemi shejtëruar pikërisht si nevojë për mbijetesë, sepse historia dhe faktet na mësojnë mjerisht se jemi të pa besë dhe tradhëtarë kurdoherë nëpër shekuj.
Në të kundërt asosacion do të thotë de fakto rënie e Republikës së Kosovës. Mjafton të shihni se si është katandisur Bosnia për me kuptu se si shumë shpejtë do të katandiset Kosova. Gjë që e dëshmuan pikërisht këto protesta të huliganëve të qarqeve serbo-ruse në Mitrovic. Më mirë një luftë sot se sa një luftë e lenë hapur brezave që do të vijnë. Pra, kjo siç po shihet nuk ishte marrëveshja e paqes, por marrëveshja e luftës së nesërme.
Me pak fjalë, siç edhe u dëshmua në përplasjet e fundit në Mitrovicë, asocacion do të thotë jo paqe, por lënie e hapur e një lufte dhe mbajtja peng e Kosovës për disa dekada. Ky lloj turpi europian nuk ka emër as kurrëfarë lloj parimi mbi të cilat është ndërtuar BE. Kjo dëshmon se karta e të drejtave themelore të BE-së është hipokrizi sikurse çdo konventë tjetër botërore. Evropa dhe perëndimi në tërësi duhet të na tregojë se ku dhe kur ndonjëherë i munduri pyetet për fatin e fituesve, aq më tepër kur ka kryer gjenocide që nga Kroacia, Bosnia dhe Kosova.
Evropa, Franca dhe Gjermania që bashkëpunuan dhe bashkëpunojnë sot e gjithë ditën me sllavët, në favor të tyre, në dëm të Shqiperisë dhe shqiptarëve kudo në Ballkan dhe në çdo sferë, që nga Kongresi i Berlinit e këndej. Pra mbrojtën interesat e tyre në kurrizin tonë. Me pak fjalë na perdorin si mish për top. Kështu që nuk do mend se ata nuk kanë ndryshuar as këtë herë në qasjen e tyre ndaj shqiptarëve. Besoj të gjithë e dini se kur SHBA vendosi me kokfortësinë e saj, pa pritur as marrë miratimin e BE-së dhe OKB-së, që të bombardonte Serbinë, e cila po masakronte, si gjithmonë, e sidomos që nga Kongresi i Berlinit, popullsinë shqiptare, Europa nuk ishte dakord që të bombardohej vendi i barbarëve, madje siç ka deklaruar Kolonel Dilaver Goxhaj, i cili mori pjesë në luftën e Kosovës, në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, ata ishin porositur nga pala amerikane se, kur të ketë rradhën e bombardimeve Franca mos i jepni kordinatat e vendodhjes së ushtrisë. Madje, në atë kohë një ushtarak i lartë francez u arrestua dhe dënua për spiunazh në favor të Serbisë. Në këtë rast duhet t’u jemi shumë mirënjohës lobeve të hebrenjëve dhe amerikanëve që vendosen veton në USA, se përndryshe do të ishim therur si bagëtia në thertore.
Siç po shihet BE nuk ka lidhje me drejtësinë mbi të gjitha as nuk e njeh fjalën dhe nocionin drejtësi. Madje për ligësinë tuaj ju, BE, shkoni dhe me tej, sepse jo pak here bëni vetëm hipokrizi, shtirje dhe fallcitet. Kësisoj, ka një zgjidhje të shpejtë: rrezim të Qeverisë Kurti me shpejtësi, po qe nevoja dhe me dhunë, si dhe shmangie dhe shtyrje të bisedimeve të asocacionit dhe bosnjëzimit të Kosovës me Zajednicë.
Kosova duhet dhe mund të ecë dhe pa njohjen e Serbisë, se përse nguten kaq shumë shiptarët për një marrëvshje këtë nuk e kuptoj dot, perveçse me termin argatëri, spiunllëk dhe çalamanëri. Ata që do duhej të nguteshin dhe iu vlenë një marrëveshje janë serbët dhe Seriba e jo Kosova dhe shqipëtarët. Marrëveshja sipas planit franko-gjerman dhe Evropian i hapë rrugën anëtarësimit të Serbisë në BE, sepse plani ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtarësimi i Serbisë në BE, kjo e fundit masandej do të luj dhe përdor çdo mjet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në union. Plan të cilin e rrëzoj para pak muajsh SHBA, kur solli përfaqësuesit më të lartë të Evropës në takim në Shqipëri, shumë nga të cilët dukeshin të zymtë sikur ishin nërast vdekjeje, sidomos Vuçiçi. Mirëpo nuk besoj se do mund ta rrëzoj në të ardhmen dhe pas nënshkrimit të kësaj marrrëveshje. Megjithatë, edhe nëse nuk e luan këtë rol Serbia, me anëtarësimin e saj automatikisht ajo do të fuqizohet, kur në të kundërt Kosova do të dobësohet, madje do të ketë emigrim të tmerrshëm të popullsisë drejtë vendeve perëndimore për shkak të papunësisë dhe varfërisë. Pra nuk do të ketë më burime njerëzore, e si pasojë do të ketë krizë të thellë ekonomike. Gjë që do ta bëj atë të varur ekonomikisht dhe politikisht ndaj Serbisë, de fakto Kosova do të marrë fund si shtet. Me shpopullimin e frikshëm që po ndodhë në Kosovë dhe Shqipëri, rraca shqiptare po shkon drejtë daljes fare si kurrë më parë në histori. Pra jemi në momente të vështira si komb dhe shumë pranë zhdukjes.
Plani për shpopullim të shqiptarëve po dirigjohet dhe realizohet në mënyrë prefekte nën qeverisjen Rama-Kurti. Sigurisht një ndihmesë të jashtëzakonshme në këtë drejtim kanë dhënë edhe paraardhësit e tyre pra Thaçi – Berisha dhe Nano. Me pak fjalë e gjithë (me shumë pak përjashtime) kasta politike shqiptare në Ballkan. Plani ka kohë që jetësohet. Trevat shqiptare në Mal të Zi, në Maqedoni të Veriut dhe sidomos në Serbi po shpopullohen me ritme të frikshme. Mos vallë e gjithë kjo është rastësi? Asesi. Thjesht lufta dhe gjenocidi janë zëvendësuar me gjenocid ekonomik – emigrim të detyrueshëm nga varfëria. Ide gjeniale, varfëroji, shtypi, vriti, burgosi, pushkatoj në komunizëm, përçaji dhe përbuzi në vendin e vet nëpërmjet elitave politiko-ekonomike, që na i vendosin vendet fqinje në bashkëpunim me ato perëndimore, (që i cekëm më lartë, se do t’i lëshojnë vetë vendet e tyre), trojet pasuritë dhe çdo gjë që kanë, sepse në një moment të dytë do ua rrëmbejmë ose blejmë kështu pak mga pak do t’i kolonizojmë dhe zhdukim rracën e tyre. Në fakt plani po funksion për mrekulli. Kësisoj është e qartë se deviza e akademikut serb, nëpërmjet kapjes së kastës politike dhe ekonomike të shqipëtarëve, Vaso Çubriloviq, po jetësohet për mrekulli.
Ky siç po shihet nuk është momenti politik për shqiptarët e si rrjedhojë ne duhet të kemi durimin të zgjasim negociatat, nëse marrëveshjet janë në dëmin tonë. Pyetja që lind këtu është, pse nuk është momenti jonë politik? Për shkak se pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Europa dhe SHBA kanë interes që ta largojnë sa më shumë Serbinë nga Rusia me qëllim uljen e ndikimit rus në rajon. Mirëpo këta çalaman të perëndimit që me sa duket nuk kanë lexuar as Karl Jungun, lërë më ta kenë kuptuar, se marrëdhënia mes Serbisë dhe Rusisë është kulturore, rraciale dhe arketipale. Pra sa do që ta largojnë Serbinë nga Rusia ata e kanë si vëllaun e madh, këtë të fundit, e këtë e ka të rrënjosur thellë në kulturë, mendësi dhe në arketip çdo serb. Pra përpjekja e tyre i ngjanë përpjekeve të Donkishotit për të përmbysur rendin e ri e për të vendos rendin e vjetër: atë të kalorsisë mesjetare.
Nga ana tjetër ne shqiptarët në rajonin e Ballkanit nuk duhet të bëjmë atë qullashin që e bullizojnë e rrahin të gjithë, mirëpo në vend që t’i përgjigjet dhunuesit me të njëjtën monedhë, shkon te shtëpia dhe i qan prindërve si çaraman. Në analogji ne shkojmë tek USA dhe BE, mirëpo sidomos këta të fundit po lujnë, siç po shihet qartë, në favor të interesave të veta, shpesh anti njerëzore dhe në shkelje të parimeve të Jezusit si mëtonjës të tij. Pra ka ardhur koha të mbrojmë veten. Mbrojtja më e mirë në futboll, dhe në rastin tonë tashmë, është sulmi. Liria dhe pusheti merren, rrëmbehen nuk pritet të të jepen si dhuratë nga dikush. Janë të mjerë ata që e bëjnë, siç në fakt jemi dhe ne shqiptarët kudo në Ballkan.
Ndërkaq, edhe sikur të fillonte një luftë me Serbinë, do të ishte në favor të Kosovës, sepse faktori perëndimor tashmë është në luftë me Rusinë. Madje për ta nxjerrë zbuluar Serbinë do duhej ta nxisnim të intervenonte ushtarakisht, në mënyrë që perëndimi ta kuptojë se sa primitive dhe barbar janë shtetarët e Serbisë. Aq më tepër kur aleati i saj historik i “mungon” dhe nuk e përballon dot edhe një front të dytë, sepse do të ishte sfilitës për të dhe rrënimtare për ekonominë e tij. Gjë që e mundësuan tashmë përplasjet e dhunshme të Mitrovicës, kësisoj serbët dolën zbuluar. Kjo është e vetmja fitore e Kosovës në këtë përplasje, nëse mund ta quajmë fitore.
Në rrethana të tilla, megjithëse më vjen keq ta them, mirëpo jam i detyuruar, me del si britmë, gjëmë nga shpirti, për hir të së vërtetës nuk kam pa popull më të mjerë në botë e më spiun dhe argat të armiqëve të tij në historinë botërore dhe njerëzore se sa ne shqiptarët. Aq sa me kujton thënien e satanistit, Hitlerit: nuk njoh njerëz më të neveritshëm se sa ata që bashkëpunonin me mua për të vrarë njerëzit e tyre. Kjo fjali me të gjitha kuptimet vlenë për shqiptarët arrgat të Serbisë, Turqisë dhe Greqisë etj., – armiqëve të tyre në përgjithësi.
Duhet dhe nuk mund të mos e themi se, këtu ka media, gazetarë, analistë, politikanë që paguhen dhe i shërbejnë agjendave serbe, greke dhe turke, si dhe gjermane dhe franceze, që kurdoherë historia, sidomos ajo e Kongresit të Berlinit dhe Londrës, na ka mësuar se nuk kanë qenë miqtë tanë, madje na kanë përdorur për 30 vite në favor të serbëve, grekëve dhe turqve, sidomos 30 vitet e fundit, Gjermania, nën patronazhimin e së cilës na lanë. Prandaj gjendemi dhe në këtë situatë ku jemi sot.
Mjafton të dimë kush e themeloi partinë Komuniste në Shqipëri dhe Kosovë – shërbimi sekret serb, për me kuptu se elitat politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, të dala nga këto parti janë në shërbim të padronve të tyre. Kjo është një e vërtetë aq e madhe sa ç’ështe drita e diellit. Me këtë shpjegohet rrënimi ekonomik, ushtarak, poitik dhe kulturor i të gjithë faktorit shqiptar në Ballkan, si dhe islamizimi dhe radikalizimi i tij. Besoj e dini se shqiptarët në masë dërrmuese janë të besimit bektashi. Mirëpo teqet janë zhdukur, e në vend të tyre është lëshuar ngritja e një mori xhamive si pallatet e Veliajt në Tiranë. Thjesht për t’u dukur, se besimin në Zot shqiptarët dhe njerëzimi thuajse nuk kanë fare, përveç hipokrizisë së tyre alla fariseje dhe skribe. Sidoqoftë të gjitha besimet monoteiste, përveç kur pushtohen nga ideologjia dhe radikalizmi, presin në fund të botës një entitet: Isain, Mesin, Jezusin, sipas versionot arab, hebre dhe latin të emrit. Pra janë për mua e njëjta gjë në thelb. Unë i ndaj në dy kategori njerëzit: në të mirë dhe të këqij. Ndarje tjetër nuk para njoh. Asgjë nuk është rastësi, të jeni të bindur për këtë. Për shkak se Serbia na paraqet si islamikë radikal me Kuranët (problem është se qëllimi është radikalizimi jo besimi në zot këtu) e prodhuar në Serbi, para dyerve të Evropës, e cila, islamin radikal me sa duket e ka frikë si vdekjen ose kështu shtiret. Mbase kanë të drejtën e tyre, sepse sa herë marrin pushtet shumë shpejt liderët e tyre e përdorin verbërinë fetare të popullit për t’u kthyer në autokratë dhe diktatorë me natyrë hegjemonike dhe pushtuese teokratike. Për hir të së vërtetës e gjithë Evropa është e mbushur me njerëz që vijnë nga bota islame, aq sa Suedinë në 8 vite e kanë kthyer në kryeqendrën e krimit në Evropë, bandat arabe dhe jo vetëm. Mirëpo nuk kam parë ndonjë shqetësim te këta evropianët për këtë gjë.
Qëndrimi mes lindjes dhe perëndimit mes perandorisë Romake dhe Bizantine, mes Perandorisë Osmane dhe perëndimit ka bërë që ne të jemi gjithmonë në tranzicion dhe krizë – të rrënuar. Ne duhet të gjemë rrugen e daljes nga ky qëndrim në kapërcyll, sepse na bën partner të pa besueshëm për secilën palë. Nisur nga kjo ide, Konica i madh iu kërkoi shqiptarëve të kthehen në protestanë, gjë që nëse duan kombin para fesë, kur në fakt jemi të gjithë e njëjta fe – ndjekësit e Jezusit se termat islam, as katolik, as ortodoks e as protostant nuk ekzistonin e as nuk janë përmend nga Mesia, Biri i Zotit a profeti quajeni si të doni, meqenëse në fund të botës atë prisni të gjithë, si të krishterë, si mysliman e si hebrenj – ndryshe fetë abrahamike. Pra zgjidha është mes dy gjërave kombit apo “fesë”. Ka Zot se s’ka fe, po nejse. Shpikje njerëzore në shërbim të satanait, i cili përçan dhe sundon në botën e territ. Kësisoj u propozoj shqiptarëve që nëse nuk duan krishtërimin, atëherë të kthehen në fenë pagane pellazgo-ilire, budizëm a ku di unë, ama vetëm e vetëm të kemi unitet si popull, sepse feja krijon unitet. Jam i gatshëm ta ndërmarr këtë veprim i pari së bashku me çdo shqiptar tjetër, në momentin kur një elitë kulturore ta vendos një hap të tillë madhor. Mjerisht elita intelektuale në këtë vend nuk ka po nejse. Ata që na kanë sulmuar që pas rënies së Konstandinopojës (dhe jo vetëm) si nocion me qëllim shpërndarjen e kombit tonë, duke përdorur fetë ortodokzimin dhe islamin, pse jo dhe katolicizmin, i cili me ndonjë të metë të vogël ama deri para viteve 90 ka nxjerr së bashku me bektashinjtë figurat më të mëdha kombëtare. Këtë të vërtetë nuk mund ta mohoj askush. Sidoqoftë i vetmi shpëtim për ne si komb është unifikimi fetar, duke dalë jashtë islamit, ortodoksizmit e pse jo edhe katolicizmit, meqenëse kjo përbën pengesë për 70 % të shqiptarëve, le të kthehemi në fenë e të parëve tanë të Dodonës Pëllazgjike. Më besoni se po të vinte Jezusi që presin të gjithë këta të ideologjizuarit e feve monoteiste (jo besimtarët e vërtet, të pakt në numër për hirë të vërtetës) do ju thoshte siç u patë thënë farisejve në tempull: ju jeni bij vrasësi dhe tradhëtar që në krye të herës… e në mëkatin tuaj do të digjeni. Pra le të zgjedhim kombin para feve, duke qenë se feja apostolike dhe jo vetëm i ka kushtuar shqipëtarëve më shumë se sa asnjë populli tjetër në histori, përveç edhe hebrenjëve. Nisur nga faktet historike fetë monotesite, si pasojë e përplasjes së lindjes dhe perëndimit, na kanë larë me gjak, duke na mbjellë vdekjen dhe genocidet, e jo besimin në Zot.
Megjithatë le të rikthethemi te thelbi, Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë një ushtri të përbashkët, një polici të përbashkët dhe një treg ekonomik, si dhe te rrisin me shpejtësi arsenalin ushtarak për të qenë të aftë të shkojnë në bisedime dhe të jenë të barbartë me të tjerët, e jo të ulin sytë për tokë si ajo femra e zënë në faj, duke pritë se kush do të hedhë shuplakën e radhës në surratin e tyre çalaman.
Le të kthemi pak në retrospektivë kur për çudi të madhe, të pa shoqe mbi dhê, argati i sllavëve, Turqisë, Rusisë dhe Gjermanisë, Albin Kurti doli nga takimi, ku u nënshkrua asocacioni (Ohër dhe Bruksel), me buzëqeshje, ndërsa Vuçiçi doli tepër i zymtë në fytyrë, kur në fakt duhet të dilte nga ai takim i zymtë Albini, i cili nuk guxoi të thoshte minimalisht se, nëse kërkohet asocion atëherë ne do të kërkojmë në analogji asocacion të komunave shqiptare në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Pra ky atdhetari i shtirur sllav dhe i ndonjë vendi perëndimor, heshti dhe doli me buzëqeshje nga marrëveshja paraprake, mirëpo si për çudi nuk ua firmosi Vuçiçi. Një komedi moleriane ku notat groteske arrijnë kulmin. Sidoqoftë, mjafton kaq për me kuptue se kujt i shërben klasa jonë politike këndej dhe andej kufijve. Mos vallë duhet të themi faleminderit Vuçiç?!!! Oh medet!
Edhe në rastin më të mirë ai nuk mund të dilte me buzëqeshje në fytyrën e tij prej skuthi, argati, spiuni të regjur, pasi të ulesh në tryezë me atë që ka krye gjenocid për disa shekuj mbi shqiptar dhe kur një pjesë të mirë të territoreve t’i ka gllabëruar si kuçedra, duke kryer genocide mbas genocidi, e aq më tepër kur të ka shkëmbyer një njeri me një kalë me Turqinë. Pra për çdo shqiptar që i jepej Turqisë, Serbia merrte një kalë. Në këto kushte historike vetëm arrgatëria mund ta justifikojë buzëqeshjen e tij dhe reagimin e argatit tjetër në Shqipëri, Ramës.
Pra rrnofshin argatët, spiunët për aq kohë sa shqiptarët votojnë për shqiptarë të shitun e të blerë në halet e Ballkanit. Mos u çudisni se nuk po them asgjë të re nën këtë diell, sepse këtë e kanë thënë senator amerikan, të cilët me siguri kanë pasë më shumë informacione të sakta për Shqipërinë dhe spiunët tanë. Amerika që na do pa hile, siç shpesh thotë, i di dhe i ka emrat e tyre, tua thotë shqiptarëve dhe të shpëtoj Shqipëria njëherë e mirë, për para se të ngutet për ndërtimin e asocaionit në të mirë të dy vendeve. Amerika dhe BE duhet dhe e di shumë mirë se serbët kanë ardhur në Kosovë si kolonë dhe si pasojë e shfarosjes së popullsisë shqiptare që banonte në ato komuna. Në të vërtet që nga Molla e Kuqe e këndej, në mesjetë, se po të shkojmë më përthellë historisë, genocidi ndaj ilirëve shtrihet që nga Kroacia, Bosnia dhe Serbia Perëndimore, të cilat banoheshin nga ilirë. Pra ne na lind e drejta që kolonët, që pasi vranë burra gra e fëmijë, zaptuan tokat e pasuritë e shqiptarëve të Dardanisë, t’i përzëm me çdo kusht e çmim.
Ndërkaq, kishat në Kosovë janë kisha të shqiptarëve dhe jo të serbve, ato kisha i kanë ndërtuar shqiptarët, sepse kur Ilirët – shqiptarët ishin të krishter kur ju evropianë, perëndimor dhe ju serb ishit pagan. Dihet se ju sllavët e morët krishtërimin nga Ilirët, madje nga dy vëllzër ilirë Cirili dhe Dori, të cilët iu shpikën, dhanë edhe shkrimin e parë, atë cirilik që keni dhe sot. Ta thotë Vatikani këtë të vërtet buçitëse, se këtë e di shumë më mirë se sa unë. Me të gjitha gjasat shkrim ilirë, po t’i referohemi edhe parimeve fonetike dhe morfologjike që ruanë edhe sot serbishtja dhe jo vetëm. Pra jemi të krishterë apostolik që në kohën e Shën Palit dhe jo të krishter meksikanë apo viking.
Së fundi kam parë disa shqiptarë në Romë që shanin me të madhe me rob Serbinë, i ftoj të shajnë me të madhe Shqipërinë dhe Kosoven – poltitikanët e tyre argat të fqinjëve, dhe së dyti të mos votojnë për partit politike që klasa politike përfaqëson, dhe së treti të financojnë krijimin e një partie të re politike mabrë shqiptare e t’i lënë sjelljet primitive, sepse bota sundohet nga dija, jo nga injoranca. Gjithashtu, i ftoj që të vinë t’u japin një dru disa analistëve dhe gazetarëve që janë hapur pro sllav, grek e turq, francezë e gjerman edhe pse ata po na trajtojnë njësoj si në Kongresin e Berlinit. Se pasha besën po të ishin në Serbi këta soj dhe të shfaqeshin pa turp para publikut nuk do dilnin gjallë nga studioja televzive e jo më nga Serbia, se druri do të ishte bekim e ledhatim për ta. Po qe se jeni kaq trima sa shfaqeni në sharje primitive, ejani në Shqipëri e Kosovë dhe veproni, mos shani.
Nuk rri dot pa përmend këtu edhe faktin se ato ditë jam përpjekur të thërras një protestë kundër asocacionit dhe rënies de fakto të Republikës së Kosovës. Mirëpo, vetëm dy veta më kanë shpreh dakordësinë, të tjerët më thonë çfarë na duhet ne me Kosovën e punë kufinjsh. Në fakt thjesht nuk duan vendin e vet, sepse janë brumos si tradhëtar e bij tradhëtarësh e spiju e bij spiunësh ndër breza. Pagujen për këtë prej shekujsh. Prandaj nuk duan të dalin, madje shtangen në vend e skuqen. Pra argatët dhe spiunët serbë në Shqipëri – ndër shqiptarë, janë në një masë alarmante, që nga mesjeta dhe më herët në Iliri, në fakt e deri në ditët e sotme, në të gjitha trevat shqiptare dhe diasporë. Mirëpo shërbimi sekret shqiptar ka zën rehati, se kujt e për çfarë shërben kjo inteligjencë kombëtare këtë nuk e di. Kësisoj më lind pyetja kush e vrau Pjetër Budin, Pandeli Sotirin, Isa Boletinin, Ramadan Zaskocin, Hasan Prishtinën, Cerçiz Topullin, Dhaskal Todrin etj., ?! Dora e spiunëve shqiptarë të blerë nga Serbia, Greqia dhe Turqia sipas nevojës dhe rastit. Asnjë serbë as grek as turk nuk pati nevojë të lyente duart me gjakun e tyre, sepse kurdoherë kishte në dispozicion argatët, spiunët gjakprishur shqiptarë.
Më lejoni të nxjerrë dufin që gulçon sepse mjerisht, paturpësia ka një emër: politiqejt shqiptarë, pse jo dhe popullin shqiptarë, sepse tradhëtarët kanë dalë nga ky popull pa palcë, pa dinjitet dhe pa karakter e farë e fisë, pa Zot e pa fe, siç patë thënë me sarkazëm edhe Fishta i madh. Në këtë kontekst me të drejtë George Orëell thotë: “ Një popull që zgjedh në krye të vendit hajdutë dhe tradhëtarë, nuk është viktimë por bashkëpuntorë i tyre”.