Shqipërinë kemi të parën

0

Shkruan Leonardo Nika

Shqipërinë kemi të parën

Shqipërinë kemi të parën
E gjithë bota le ta di
Ta themi me zë lartë
Shqipëria mbetët Shqipëri

Me shekuj na kanë vrarë
Prerë e sakatuar
Por kurrën e kurrës
Shqipërinë s’e kemi dorëzuar

Të shkruash për ty Shqipëri
Dhe deri natën vonë
As boja e stilolapsit
Mua nuk më mjafton

Dyerve të botës kemi emigruar
Të betohemi Shqipëri
S’të kemi harruar
Në stola kemi fjetur
Në të ftohtë edhe në acarë
Prapë e kemi ruajtur emrin Shqipëtarë

Edhe kemi ndenjur
Pa bukë e pa gjumë
Po kurrë s’të braktisëm
S’e të deshëm shumë

Të varfër ne lindëm
Prapë të varfër jemi
Por ne jemi me shumë fat
Që ty Shqipëri të kemi

Vendosa që të shkruaj
Sonte në këtë orë
Sikur të më besosh
Sa më rreh kjo zemra e gjorë

Jemi poetët e atdheut
Që shkruajmë për ty
Vargjet na vijnë natyrshëm
Dhe me lot në sy

Nuk e shkel askush flamurin tonë
S’e veç varri i zi e mbulonë
Kush ta shkeli le të mendohet
Me plumb pas koke do të qëllohet

Mos i bëni hesapet pa hanxhinë
Nëse e njihni perendinë
Ne ju shkulim me gjithë rrënjë
Kur bëhet fjalë për Shqipërinë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu