Shqipëria skenë krimi/ Dy vrasje mafioze në më pak se 24 orë

0

Shqipëria është tronditur nga ngjarjet e rënda kriminale, të cilat kanë ndodhur në më pak se 24 orë.

Rasti i parë, ndodhi mesditën e djeshme në qytetin e Rrëshenit, ku u ekzekutua me armë zjarri 59-vjeçari Martin (Marku) Bardhi.

Bardhi u ekzekutua në një atentat të mirë organizuar në hyrje të qytetit të Rrëshenit, ndërsa tre persona të tjerë të cilët kanë qenë në tavolinë u plagosën. Vrasja u shënua përballë komisariatit të Rrëshenit në bar picerinë e viktimës.

Kur nuk kaluan as 24 orë, pak pas mesnatës së mbrëmshme, u qëllua me armë zjarri te shinat në Katund, Sukth 38-vjeçari Fatjon Dervishi nga disa persona të paidentifikuar.

Dervishi u nis menjëherë për marrjen e ndihmës mjekësore, por nuk ia doli, pasi ndërroi jetë në spital, duke u bërë kështu viktima e dytë e plumbave në më pak se 24 orë në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu