“Shpërthimi” i dytë i Gërdecit…

0

Shkruan Zef Ndreka

Rasti McGonnigal kështu mund të quhet pa frikë për politikën shqiptare, si një “shpërthim i dytë” si rasti Gërdeci. Tashmë nuk është sekret asgjë për çfarë kanë bërë politikë bërësit shqiptar, liderët e partive politike që kanë drejtuar vëndin për 32 vite, si dhe ministrat të zgjedhur prej tyre.

Nuk është më sekret veprimtaria e tyre korruptive dhe antikombëtare duke bashkëpunuar me qarqe e përsona të huaj në dëm të Shqipërisë për përfitime përsonale e familjare, por shpesh dhe në çdo rast edhe në dëm të sigurisë së SHBA-ve. Falë strukturave intiligjente amerikane dhe fakteve të zbuluara prej tyre, shqiptarët po kthjellohen dita ditës. Kryengjarja që përmbledh gjithçka, si një rezyme e veprimtarisë së lidërve të politikës shqiptare, sigurisht është rasti McGonnigal, që mund të themi se është si shpërthimi i dytë i Gërdecit…

Ngjarja në shpërthimin e parë me 26 vdekje kaloi si e kaloi drejtësinë e asaj kohe, duke dënuar sa për sy e faqe dikë dhe lënë krejtësisht të lirë në rrugën e abuzimit familjen Berisha, Mediun, Bumçin etj të përfshirë në atë skandal që po rihetohet me themel nga SPAK-u. Ngjarja e McGonnigal është termet në politikën shqiptare. Ankthi dhe frika që i ka zënë aktorët shqiptarë, nga Kryeministri Edi Rama e poshtë, i ka rrjeshtuar tashmë në listën e “hallemëdhenjëve”!

Aspak nuk bëjnë shaka me politikën e tyre të jashtme amerikanët. Aspak sekret nuk do të ishte të përmendim emrat e pesë ministrave të Ramës që do shpallën shumë shpejt zyrtarisht non grat-a nga SHBA-të. Bashkë me to edhe Meta apo Metaj dhe disa biznesmenë e bashkëpunëtor të tejkorruptuar!

Kështu, amerikanët që e kanë lidhur qartë bashkëpunimin me shtetin shqiptarë për rolin që duhet të marrë e të luaj ky i fundit në Ballkan, po shpall non grat-a gjithë politikanët e 32-viteve të humbura për Shqipërinë nga “hallemëdhenjt” e korrupsionit! “Shpërthimi i dytë” i Gërdecit nuk do të vrasë e të dënojë të pafajshëm, por pikërisht politikanët dhe zgjatuesit e komunizmit që mundohen të sugjestionojnë pa sukses partitë, opinionin publik, gjykatat dhe drejtësinë. Është koha e shpresës për shqiptarët e ndershëm, për demokratët dhe socialistët e mashtruar. Laku amerikan po ngushtohet dhe helli amerikan po afrohet për sigurinë dhe ardhmërinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu