Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një zyrë noteriale në pronësi të Fran Gjonit, vëllait të ish gjyqtarit Gjin Gjoni.
Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale. Nga kamerat e sigurisë, janë filmuar dy persona që kanë vendosur tritolin dhe më pas janë larguar.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin e sulmit me lëndë plasëse ndaj noterit Fran Gjoni,
Ish-gjyqtari Gjin Gjoni prej një viti, është bërë pjesë e politikës si kryetar i PD në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.