jë shpërthim i fortë është dëgjuar pas mesnatës së mbrëmshme në veri të Mitrovicës.
Mediat e Kosovës shkruajnë se ky është shpërthimi i dytë pas atyre të 19 nëntorit, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.
Ende nuk dihet lloji i lëndës plasëse të përdorur.
Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve kanë konfirmuar për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.
Banorët e jugut të Mitrovicës thanë se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.