Shoqata e Invalidëve të Elbasanit nis sot grevën e urisë së paralajmëruar.
Invalidët shprehen të zhgënjyer nga shteti shqiptar që nuk reagoi për zgjidhjen e problemeve të menjëhershme te kësaj kategorie.
Greva do të zhvillohet në ambientet e zyrave të shoqatës në Elbasan.
Përfaqësuesit e Elbasanit bëjnë thirrje për mbështetjen e invalidëve në të gjithë Shqipërinë.
Ata kanë mbyllur përfundimisht komunikimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe kujdesin social dhe presin komunikim vetëm nga kryeministri dhe stafi i tij.
Rreth 3000 anëtarë të shoqatës së invalidëve në rang kombëtar janë penalizuar që nga muaji nëntor, pasi edhe pse kanë statusin e përjetshëm të invalidit atyre u kërkohet të paraqiten sërish tek kempi epror, për të rifilluar edhe njëherë me procedurat.
Ndërkohë iu është hequr paketa e ndihmës Higjeno-Sanitare prej 160 mijë lekë dhe në disa raste iu është ndërprerë edhe kempi.
Përgjigja e vetme që kanë marrë nga autoritetet deri më tani është një VKM, por nuk u është vënë në dispozicion. Sipas shoqatës po veprohet me dy standarde.