Shkodra sot feston ripushtimin komunistë

0
Shkruan Eliona Kodra Shkreli
Pas 32 vitesh liri për të cilën, sidomos Shkodra luftoi shumë, na erdhi “peshqesh” nga Rilindja Socialiste festimi I Çlirimit, 29 Nëntorit!
Shkodra, qyteti më i persekutuar nga regjimi komunist, me të internuar, të persekutuar, të pushkatuar me gjyq e pa gjyq, sot po feston 29 Nëntorin!
Shkodra të cilës I shembën kisha e xhamia, që I mohuan fenë aq të Shenjtë për të, që I dhunuan në mënyrën më ç’njerëzore, I persekutuan e I vranë Klerin…sot feston Çlirimin, 29 Nëntorin!
Shkodra sot është më e pushtuar se kurrë nga filizat e atyre që e urryen dhe që mbollën vetëm fatkeqësi në këtë qytet e qark!
Asnjë qytet s’ka qënë më I persekutuar se Shkodra vetëm për faktin se ky qytet e njerëzit e Saj e kanë pasë lirinë në gjak dhe s’kanë pranuan t’i nënshtrohen asnjëherë, askujt!
Le ta festojnë Beneti and CO se Shkodra sot s’ka festë, është një ditë si gjithë të tjerat!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu