Shkodër e pastër dhe me erë…

0
Shkruan Eliona Kodra Shkreli
Më e rëndësishme është të peshohesh në qëndër të qytetit dhe të të kapin ‘paparacët’ (medemek pa e ditur), sesa të ushtrosh detyrën e kryeqytetarit të Shkodrës e t’i ofrosh shërbimet qytetarëve të cilët paguajnë taksat për të marrë ato shërbime.
Kjo është situata në Shtoj të Ri në Njësinë Administrative “Rrethina”, mbeturinat nuk janë pastruar prej 3 ditësh, një shërbim I cili minimalisht duhet kryer 1 herë në ditë.
Ky është kryepremtimi I fushatës I cili edhe pas pothuajse pas 1 viti në drejtim në krye të Bashkisë, akoma nuk ka arritur të zgjidhë çështjen e pastërtisë dhe përmbushjen e premtimit të Tij!
E si mund të mendohet për realizim të projekteve të mëdha 3D kur Bashkia Shkodër nuk është e zonja sot të pastrojë kazanët e mbeturinave?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu