Shkruan Kostantin Luçi
I lindur në vitin 1091, dhe kaluar ne amshim në vitin 1153, Shën Bernardi i Klairvauks, ishte një ndër personat me ndikimin më të madh në Europën e shekullit të 12-të.
Kur Shteti Kryqtar i Edesës ra në vitin 1144, Papa Eugjeni III, i cili vetë kishte qenë një murg në manastirin e Klairvauks (manastir i themeluar nga vetë Shën Bernardi në Vile-sous la Ferte të Francës), i bëri thirrje babait të tij shpirtëror që të predikonte një Kryqëzatë të Dytë për ti dhënë ndihmë të Krishterëve atje. Vetë Shën Bernardi frymëzoi me mijëra persona që ti bashkohehsin Kryqëzatës së Dytë (1147-1150).
Ky është një nga fjalimet e tij më të famshme, predikuar në Vezelay, një qytet i vogël i Burgundi të Francës, të Dielën e Palmave, 31 Mars 1146. Oratori i Kryqëzatës predikoi në një tribunë të madhe në anë të një kodre jashtë portave të qytetit. Me mbretin Luigji 7 të Francës të veshur me rrobat e tij mbretërore, Shën Bernardi, fillimisht lexoi letrat e Papa Eugjenit 3 duke thirrur një Kryqëzatë, pastaj i bëri këtë lutje turmës së madhe të njerëzve që ishin mbledhur atje për të dëgjuar fjalët e tij:
Si mund të mos e dini që ne jetojmë në një periudhë ndëshkimesh dhe shkatërrimesh? Armiku i njerëzimit ka bërë që fryma e korrupsionit të fluturojë në të gjitha rajonet. Ne nuk shohim asgjë përveç ligësisë së pandëshkuar. As ligjet e njerëzve dhe as ligjet e fesë nuk kanë fuqi të mjaftueshme për të kontrolluar prishjen e zakoneve dhe triumfin e të pabesëve.
O, ju që më dëgjoni, nxitoni të zbutni zemërimin e Qiellit. Por mos ti lutemi më mirësisë së Tij me ankesa të kota. Mos u vishni me thasë, por mbulohuni me kopsat e tuaja të padepërtueshme.
Mundimet, lodhjet e luftës janë pendimet që Zoti tani ju imponon. Nxitoni atëherë të shlyeni mëkatet tuaja me fitore mbi të pabesët dhe le të jetë shpëtimi i vendeve të shenjta shpërblimi i pendimit tuaj.
Nëse do t’ju thuhej se armiku kishte pushtuar qytetet, kështjellat, tokat tuaja, kishte korruptuar gratë dhe bijat tuaja dhe kishte përdhosur tempujt tuaj – kush nga ju nuk do të shkonte për luftë?
Epo, pra, të gjitha këto fatkeqësi dhe fatkeqësi akoma më të mëdha kanë rënë mbi vëllezërit tuaj, mbi familjen e Jisu Krishtit, e cila është e juaja. Pse hezitoni? A do t’i lejoni jobesimtarët të mendojnë në paqe për shkatërrimet që ata i kanë bërë popullit të Krishterë?
Po, Zoti i gjallë më ka ngarkuar që t’ju njoftoj se Ai do t’i dënojë ata që nuk do ta kenë mbrojtur fjalën e tij kundër armiqve.
Nëse Zoti ju thërret në mbrojtje të trashëgimisë së Tij mendoni jo se dora e Tij ka humbur fuqinë e saj. A nuk mund të dërgojë Ai dymbëdhjetë Legjione Engjëjsh?
Por Zoti i ka konsideruar bijtë e njerëzve që t’i hapin rrugën e mëshirës së Tij. Mirësia e Tij ka bërë që të agojë për ty një ditë sigurie duke të thirrur për të marrë hak për lavdinë e Tij dhe emrin e Tij. Luftëtarët e Krishterë, Ai që dha jetën e Tij për ju, kërkon sot tuajën në këmbim. Këto janë luftime të denja për ju, luftime në të cilat është e lavdishme të pushtoni dhe e dobishme të vdisni.
Kalorës, mbrojtës bujarë të Kryqit, mbani mend shembullin e etërve tuaj, që pushtuan Jeruzalemin, dhe emrat e të cilëve janë të shkruar në Qiell.
Braktisni, pra, gjërat që zhduken, për gjëra që nuk veniten dhe për të pushtuar një Mbretëri që nuk ka fund
Burimi: Joseph François Michaud, The History of the Crusades ,
New York: A.C. Armstrong & Son, pp. 332-335
Foto; Pikturë nga Emili Sinjol, e punuar në vitin 1840, e cila paraqet Shën Bernardin duke predikuar Kryqëzatën e Dytë.