Shefja e UNMIK-ut: Çështja e hapjes së urës në Ibër duhet të zgjidhet me dialog, të shmangen veprimet e njëanshme

0

Kryetarja e UNMIK-ut, Karolina Zijade ka theksuar se të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe synimin për hapjen e urës mbi Ibër në Mitrovicë, duhet të zgjidhen me dialog.

Përmes faqes zyrtare të UNMIK-ut, Zijade bëri gjithashtu thirrje që të shmangen veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe kërcëojnë stabilitetin.

“Duhet të shmangen veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, kërcënojnë stabilitetin dhe dëmtojnë besimin midis komuniteteve.

Çështjet e pazgjidhura, përfshirë planet për rihapjen për trafik të urës së Ibros në Mitrovicë, duhet të zgjidhen me dialog me ndërmjetësimin e BE-së”, thekson UNMIK-u në një postim në rrjetin social “X”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu