Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri u paraqit sot në SPAK. Nuk dihet cfarë statusi dhe për cfarë dosje, por kur doli nuk pranoi që të flasë. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi shkruan se ai është masha e Belinda Ballukut.
“Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.
Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetohen nga SPAK por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë” shkruan ai.