Shefi i Opozitës Berisha në Strasburg, merr pjesë në mbledhjen e PPE-së, akuza Ramës: Burgosi liderët e opozitës që të fitojë mandatin e katërt

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PPE (Partitë Popullore Europiane) në Strasburg, ku ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama… vendosi që për mandatin e katërt të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës”, u shpreh Berisha. Ai theksoi se masa e arrestit ndaj tij, ka qenë e paligjshme dhe e bazuar në akuza të rreme. “Ai arrestoi kryetarin e Partisë Demokratike, vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë… me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet”, tha Berisha.
Berisha e cilësoi situatën në Shqipëri si një diktaturë. “Duke shkelur çdo ligj dhe çdo kushtetutë, atij iu bllokua komunikimi me avokatët“, shtoi ai. Ai përmendi gjithashtu arrestimin e Ilir Metës teksa e cilësoi si një tentativë për të shtypur opozitën.

Në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit zgjedhor, duke pohuar se Rama përdor makineri të fuqishme për blerjen e votave. “Këto zgjedhje janë një proces me një makineri të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit“ tha ai.

Për më tepër, Berisha ka bërë thirrje për luftë ndaj këtyre praktika dhe e ka cilësuar si një betejë të domosdoshme për të mbrojtur demokracinë. “Në diktaturë nuk ka asnjë opsion tjetër, ne do të luftojmë“, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu