SHBA: Po monitorojmë kërcënimet ndaj bazës ajrore amerikane në Katar

0

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar.

Konfirmimi i tyre vjen ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se ka kërcënime ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në atë bazë ajrore, e cila ndodhet pak jashtë Dohas.

Katari mban Bazën Ajrore Al Udeid, baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, e cila shërben si seli e përparme për Komandën Qendrore të SHBA-së dhe akomodon afërsisht 10,000 trupa.

Ndërkohë, Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore dhe qytetarët amerikanë dhe britanikë janë këshilluar të mos lëvizin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu