ShBA-ja vendosi bombardue*es mbi Paqësor si “karrem” gjatë operacionit në Iran

0

Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Shefave të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine ka thënë se operacioni ushtarak amerikan kundër Iranit, i koduar si “Operacioni Hammer i Mesnatës”, përfshiu më shumë se 125 avionë.

Ai tha gjithashtu se gjatë operacionit në Iran, janë vendosur  bombardues mbi Paqësor si “karrem”, raporton CNN.

“Bombarduesit hodhën shumë bomba në dy objekte bërthamore iraniane, Fordoë dhe Natanz”, tha Caine.

Në 125 avionë, janë përfshirë B2, cisterna furnizimi me karburant, aeroplanë zbulues dhe avionë luftarakë.

“Paketa kryesore e sulmit e përbërë nga shtatë bombardues B-2 Spirit, secili me dy anëtarë të ekuipazhit, vazhdoi qetësisht në lindje me komunikime minimale,” tha Caine.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu