Servili i Gazmendës…

0
Shkruan Zef Ndreka
Ka disa kohë, që për të “rregulluar” biografinë e për t’iu afruar dështakut Basha, një miku im apo “dashamirës” i imi, përgjonte faqn time të Facebook-ut, dhe ishte i pari si një patronazhist i ri, që hidhej në sulm gjithnjë, jo për të më sulmuar mua sa për ti hyrë në qejf lb-ës.
Mentaliteti i tij i vjetruar dhe komunist(dhe pse hiqet antikomunist) e lanë P. Inxhinier pra, të zhvlerësuar deri më sot pa arësye, sepse deri sa u dogj përfundimisht dhe u arrestua sb, ky i fundit bështeste vazhdimisht individin non grat-a, për shkakun e thjeshtë se sb. kishte ndërhyrë në jetën e tij, jo pak. Duke e bërë me detyra të(merituara apo jo), me pasuri, duke i dhënë mundësinë si të tjerëve të përfshihej në korrupsion, të krijonte pasuri të tundshme e të pa tundshme, si pak kush tjetër.
Ky është në fakt, kontingjenti i preferuar i sb.
Por me ikjen e sb, filloi rënja e inxhinierit. Duke parë injorimin që i bënin një pjesë e grupit sepse e njihnin mirë, p. mbeti për një kohë të gjatë larg klaneve. Non grat-ën e sb nuk e suportonte dot, ja donte puna ashtu… Por, nuk kishte asnjë rrjesht për t’iu afruar lb, për të cilin Gazmenda e zonës dhe Gazmendi i Tiranës ishin shpresa e tij në Lezhë dhe në mbarë Shqipërinë.
Konjukturat fetare dhe të sekteve brënda një besimi, ia imponuan p. nisjen e shfrytëzimit të situatës dhe si një mizë kali ju fut Gazendës, pranë asaj vrimës së preferuar.
Dhe do mund të themi se funksionoi. Shumë madje.Tani që lb mbeti pa parti e katandi, kam mbetur pa fjalë nga servilizmi ekstrem që predikon ndaj të vetëquajturit lideri euroatlantik, nga i cili pret shumë, si duket ashtu si më parë nga Berisha!
Kështu, pjesa e vullnetarëve të sb, nuk ka mbetur krejt vetëm!
Në fshehtësi, ka edhe disa që njerin sy e mbajnë andej nga foltorja e non grat-ës, dhe shpresat nga partia e hiqit të lb.
Mjer partia për këto që po presin katapultimet nga Gazmenda dhe gazmendat…
Sa shumë ka të tillë, që nuk i bëjmë nder as shoqërisë as partisë. Madje e turpërojnë ato..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu