GJKKO ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Veip Ormënaj, një personi i cili rezulton i dënuar nga autoritetet belge për trafik droge.
Gjykata e Posaç,e bën me dije se janë sekuestruar 8 apertamente që ky shtetas zotëron në qytetin e Orikumit, si dhe dy llogari bankare respektivisht me 190 mijë euro dhe 68. 987 euro.
Pasuritë e paluajtshme të konfiskuara kanë një sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, të cilat gjenden në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.
Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2
Shumave të parave të administruara nga Bankat e nivelit të dytë që ndodhen ne llogaritë si më poshtë:
Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.
Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.
Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar në Belgjikë, për veprat penale të “Trafikim i substanacave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a dhe 333/a i Kodit Penal.
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Veip Ormënaj, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.