Seanca për krijimin e Qeverisë, Albin Kurti sulmon Kushtetuesen: Vonesa prej 5 muajsh dëmtoi besueshmërinë tek ndërkombëtarët

0

Po vayhdon seanca në Kuvendin e Kosovës ku pritet krijimi i qeverisë së re, 139 ditë nga seanca e parë për konstituim.

I pari që mori fjalën është mandatari për kryeministër Albin Kurti, i cili tha se vonesa për konstituimin e Kuvendit është një vonesë që ka dëmtuar punën e qeverisë dhe dëmtimin e besueshmërisë së shtetit të Kosovës përballë partnerëve ndërkombëtare.

“Mbi 6 muaj nga thirrja e seancës kontrituive më në fund kemi Kuvend të konstatuar dhe jemi në pikën e krijt të qeverisë. 5 nga 6 muaj deputetët ishin duke pritur Gjykatën Kushtetuese , vonesë që ka ndikuar në vonesën e proceseve dhe ka dëmtuar besueshëmrinë e shtetit tonë përballë partnerëve ndërkombëtarë”, tha ai.

Në fjalën e tij para Kuvendit, Albin Kurti shtoi tha se asnjë parti parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion qeverisës dhe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Asnjëra parti parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në koalicion qeverisës. Nëse do pranohej oferta jonë, do të kishim votat për Qeverinë dhe për sfidën e Presidentit pas 4 vitesh.

Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja pa buxhet të miratuar dhe pa shumë institucione funksionale. Një vend pa buxhet nuk mund të ecë përpara.

Janë 33 agjenci dhe institucione që kanë mbetur pa mbikëqyrje institucionale. Ftoj secilin deputet që kur qeveria të hidhet në votim të votojë për interes publik e shtetëror dhe jo për interes partiak”, u shpreh Kurti.

Lëvizjes Vetëvendosje, i duhen së paku edhe pesë vota që të sigurojë minimumin e nevojshëm prej 61 votash për votimin e suksesshëm të qeverisë së re.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu