Se ambasada amerikane besohet si Meka, edhe mund të qëllohet me “gurë”

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Sapo u mësua se mafia jonë “bleu” shefin e FBI, ish kryeministrin britanik Tony Blair dhe ka bashkëpunuar me organizma të oligarkisë turke, ruse, arabe, kineze dhe serbe, duke shpërdoruar paratë e taksave, shqiptarët nisën ta shfryjnë inatin çuditshëm. Kanë zënë pozicione “luftarake”, madje edhe të maskuar, në fejsbuk, tik-tok, Instagram. Twiter, e çdo “bunker” social, duke qëlluar, atë që e kanë Kult, Zot, ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Të gjithë ata që kanë shpresë drejtësinë, kanë frikë djallëzinë. Djallit nuk i dalin dot përballë, me Zotin nuk janë të kënaqur. Nëpër shekuj të besimeve, kemi patur gjithmonë sakrifica, shtyrje bërrylash, kush qëllon më shumë “Shejtanin e vet.

Kështu janë zakonet këtej.

Në proçesionin e besimtarëve muslimanë, Meka nuk sulmohet me gurë se urrehet, por se besohet. Ka 1400 vjet që shejtani punon të nxjerrë nga rruga njerëzit e mirë dhe t’u vjedhë pasuritë, të drejtat dhe liritë.

Prandaj rruga e Elbasanit mund të bëhet Mekë.

Vërtetë rruga është e mundimshme. Duhet ecje në këmbë, nuk lejohen më shumë se shtatë gurë dhe madhësia e tyre të jetë sa të mos dëmtojë njeriun, sa një fare kumbulle. Po nëse ngatërrohet kumbulla me kungull, ç’ndodh. Perendia i ndjen pëndestarët, ç’të bëjë tjeter?!

Kjo është enigma, a do ta “vrasin” shqiptarët Shejtanin, pa dëmtuar asgjë të mirë?!

Për të pastruar të nesermen, duhet patjeter të sillesh shtatë herë rreth godinës së Qabesë, kundër agrepave të orës.

Ora e kurdisur mbrapsht për Mafien që ka tjetërsuar mbi 80 % të pronave, që ka shitur gjithë interesat kombëtare, vjedhur tërë fondet publike e shtypur shpresat, është vërtetë aty, tek besimi ynë, investimi publik i SHBA-ve.

Sa kohë mëkatarët tokësorë nuk i frikësohen ndëshkimit hyjnor, sa kohë Shejtani dhe shejti jetojnë në një qytet, askush nuk e din ç’do të ndodhë këto ditë me Djajtë tanë.

Edi Rama nuk ndihet i rezikuar, megjithëse të gjithë e gjuajnë me “gurë”. Është fshehur si Shejtani nëpër misteret e qitapeve amerikane dhe askush nuk e din kur ata do ta lëshojnë për të shlyer mëkatet para popullit rë vet.

Sa të pafajshëm janë popujt, sa pak kërkojnë?

Kërkojnë vetëm të “vrasin” Djallin, rtë marrin gjënë e vet dhe të mos dëmtojnë asgjë që natyra ka krijuar.

Prandaj ka shumë mistere nga rruga e Elbasanit, se është vënd i shenjtë. Secili e din pse janë kaq të duruara turmat, pse kërkohet “Shejtani” aty, por ky është zakoni këtej; se ambasada amerikane besohet si Meka edhe mund të qëllohet me “gurë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu