Satelitët e Ramës, inxhinieri: Janë të një kompanie argjentinase, jo të Elon Musk, pas tre vitesh u mbarojnë bateritë

0

Pedagogu dhe inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç tha se kompania që ka lëshuar satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania2’ në hapësirë nuk është ajo e Elon Musk, por një kompani nga Argjentina. I ftuar në Emisionin e Mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SyriTv, ai tha se kontrata parashikon që satelitët kanë aftësi vetëm për foto deri mbi 1 metër nga lartësia e tokës. Inxhinieri u shpreh se koha e qëndrimit të satelitëve mbi hapësirën e territorit tonë do të jetë nga 1-8 minuta në 24 orë. Ai tha gjithashtu se këta satelitë pas tre vitesh nuk do të operojnë më pasi do të pushojnë së funksionuari sepse janë me bateri.

Këto çështje duhet të trajtohet me seriozitet pasi bëhet fjalë për taksat e qytetarëve. Nga ana e qeverisë u lançua edhe hedhja e satelitëve dhe përveç pakos së madhe duhej dhe një shoë pak më i madh se kjo që është hedhja e këtyre satelitëve në hapësirë. Këto satelite nuk janë satelitë gjigand që jemi mësuar të shohim, por këto satelitë kanë një peshë 37 kg afërsisht sa një arkë banane. Këto satelitë janë vetëm për imazhe dhe fotografime që në të vërtetë janë prodhime te një kompanie argjentinase dhe jo nga Elon Musk. Këto satelit pas tre vitesh nuk do të operojnë më pasi ata do të pushojnë së funksionuari pasi janë me bateri dhe në kontratë cilësohet se do të përdoren për imazhe komerciale në maksimumi 1 metër nga lartësia e tokës. Këto satelitë në 24 orë trajektore të tokës do të qëndrojnë nga 1-8 minuta mbi sipërfaqen e tokës së vendit tonë. Ajo që mua po më çudit nga gjithologët e studiove të vendit që thonë se janë aty për të lokalizuar zjarret, pasi për 8 minuta që qëndrojnë mbi hapësirën e Shqipërisë nuk kanë se çfarë të lokalizojnë pasi duhet që të rikthehen pas 24 orësh mbi territorin tonë. Ndërsa absurditeti qëndron se ne nuk kemi mjetet më minimale për të shuar zjarret dhe merremi e hedhim mbi 6 milionë euro mbi hapësirë. Satelitët janë hedhur me një kontratë që përcakton dhe punën që ata do të kryejnë si: Monitorimin e trafikut, zjarreve, tokave bujqësore dhe indeksi i vegjetacionit (sa pemë kemi). Por këto vetëm fotografojnë dhe nuk japin në kohë reale trafikun në vend dhe cilat zona duhet të evitojmë, pasi janë vetëm për imazhe vizuale dhe kjo e gjitha është për konsum politik dhe të brendshëm politik”, tha ai.

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 kanë nisur rrugën e tyre për në hapësirë. Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama përmes një video live në “Facebook” ku monitorohet lëshimi i raketës Falcon 9, që është misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët, Albania 1 dhe Albania 2. Në total shërbimi do të kushtojë 5.5 milionë dollarë për tre vite dhe 7.5 nëse do të vendoset që satelitët të përdoren për 4 vjet. Nga kontrata mësohet se Shqipëria do të përfitojë të dhëna sa i takon numrit të pemëve të mbjella, sipërfaqeve të djegura dhe panoramën e ndërtimeve në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu