Bëmat e Aleksandër Frangajt, dikur një gazetar me xhaketë doku që hante byrek në rrugë, sot në oligark, non grata në SHBA dhe Britaninë e Madhe, nuk kanë të sosur.
Miqtë të afërt të tij përmendin rastin e një krenarie të Sandrit para viteve `90 që mbushi Lezhën duke thënë se gjatë qëndrimit në Tiranë kishte arritur të takohej me Tefta Radin, një episod tejet kuptimplotë ky për ta kuptuar metamorfozën e tij në kohë.
Pa arsim të lartë dhe me arritjen më të madhe se kishte takuar Tefta Radin, Sandri është kthyer sot në oligarkun më të madh mediatik, falë politikës së korruptuar dhe mungesës së drejtësisë.
Nga fans i Tefta Radit, Aleksandër Frangaj arriti të pushtonte ish Kinostudion me TV Klan.
Në vitin 2009, qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t’u dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve.
Sot që flasim, 70 % të këtij territori e ka zaptuar në mënyrë abuzive Aleksandër Frangaj, nëpërmjet televizoneve të tij, Klan, Klan Plus dhe Abc News.
Prapaskena mëson se mbi tokën e zaptuar, Frangaj ka një plan për të ndërtuar pallate.
Është një skandal me implikime të rënda që tejkalon dosjen e SPAK-ut për ish Klubin Partizani.
Dhëndri i Berishës ishte të pakën trashëgimtar i pretenduar i 113 m2 tokë, por Sandër Frangaj ka ardhur nga Lezha dhe ka zaptuar pronën publike dhe private në Kinostudio për biznesin e tij privat, falë lidhjeve korruptive me pushtetet, ku tashmë po tenton të ngejë kulla.
Nuk kuptohet se çfarë rrethanash pret më SPAK-u për të nisur hetimet.
Kulla te Liqeni
Ashtu siç edhe është raportuar më herët, pas kullës “Lion Rezidencë” në hyrje të Liqenit Artificial, ndërtuar me para të dyshimta dhe pjesërisht mbi pronë publike zonë e mbrojtur, qëndron Sandër Frangaj, stërmbullar i një historie epike pastrimi parash, zhvatje, korrupsioni, ndërhyrjesh të paligjshme etj.
Tashmë ka prova, lidhje konkrete, vendime, kontrata dhe transaksione. Prapaskena sjell sot për herë të parë një pjesë të dokumentave dhe fijeve lidhëse.
Fillimisht, Sandri, me marifetet dhe lidhjet e tij, në prill 2020, ka arritur të fusë në dorë tokën ku është ndërtuar kulla, duke marrë me një VKM klieneliste dhe favorizuese edhe një sipërfaqe toke publike, pjesë e Parkut të Liqenit, për një shumë qesharake në raport me zonën ku do ndërtohej dhe vlerën e kullës.

Vendimi është firmos nga Edi Rama.

Jo rastësisht, kur Rama shkon në Opinion, Sandri i sillet rrotull që tek dera si pupac dhe është gati t’i lëpijë këpucët Ramës!

Pasi ka siguruar tokën, Sandër Frangaj ka arritur pazarin për të marrë lejen e ndërtimit po nga Rama, me anë të KKT-së.
Leja klienteliste parashikon ngritjen e kësaj kulle me 14 kate dhe gati 35 mijë metra katrorë ndërtim, sot me vlerë mbi 200 milionë euro.
Për të nisur ngritjen e kullës, Sandri ka nxjerrë nga sunduku paratë e investimit, miksuar me dy kredi të dyshimta bankare, 3.5 milionë euro nga Tirana Bank dhe 2 milionë euro nga OTP Bank, me pronarë fundorë oligarkë rusë pranë Putinit.

Si kolateral për kredinë janë lënë kuotat në kompaninë Lion Construction, kuota që në fakt nuk vlejnë asnjë lekë, pasi kompania ishte fantazmë dhe piramidë, sipas bilanceve.
Për të ndërtuar kullën me 14 kate dhe gati 35 mijë metra katrorë ndërtim, Sandri ka gjetur një nga kompanitë maska të tij, pikërisht kompaninë me humbje Lion Construction, me 100 mijë lekë kapital, siç përdor prej vitesh firmën Gjikuria për të marrë qindra mijëra euro tendera publikë, status si investitor strategjik, koncensione, për të shkatërruar Dhërmiun etj.
Sandër Frangaj posedon sot më shumë se gjysmën e kullës, të cilën e ka kaluar zyrtarisht në emrin e kunatit, Erion Gina, që në 10 nëntor 2021, për 8 milionë lekë.

Vetëm për të nisur ndërtimin e kullës janë marrë kredi 5.5 milionë euro, ndërsa Sandri merr gjysmën e kullës për 8 milionë lekë, përmes kunatit Erion Gina.

Gjysma e kullës përfshin rreth 17.5 mijë m2 ndërtim.
Po marrim vlerën më të ulët të tregut sot: 4 mijë euro për 1 m2. Gjysma e kullës kushton rreth 70 milionë euro. (Kujtojmë se katet e para për biznese kushtojnë deri në 10 mijë euro 1 m2).
Duke marrë minimumun, 70 milionë euro ndërtim, Sandri i ka futur në dorë përmes kunatit me vetëm 8 milionë lekë.
Nuk ka histori më flagrante të pastrimit të parave dhe korrupsionit me pasurinë publike në Tiranë.
Ndërkaq, me Lion Construction që e kontrollon përmes kunatit Erion Gina, Sandri ka marrë nga Rama një tjetër leje për ndërtimin e një kulle me 34 kate tek ish Shkolla e Partisë në Tiranë, mbi një sipërfaqe toke me probleme pronësie dhe beteja gjyqësore.
Kulla me sipërfaqe prej 68 mijë metrash katrorë ndërtim do të ndërtohet nga kompania fantazmë Urbalb, e cila kontrollohet nga kompania mëmë fantazmë Lion Construction, me bashkëpronar kunatin e Sandrit dhe një taksixhi dhe argat të kunatit të Sandrit, të cilin e përdorin si mbulesë të punëve të pista dhe pastrim masiv parash.
Duket e çuditshme se si SPAK nuk ka gjetur ende kurajon për të zbatuar ligjin penal për Sandër Frangajn, i cili po bëhet gati për të ndërtuar pallate mbi tokën publike që i dha Sali Berisha në Kinostudio (80 mijë m2) në vitin, ndërsa ka nisur ndërtimin me para të dyshimta të Rolling Hills 2, përtej TEG.
Shkatërrimi i Laguna Blu
Aleksandër Frangaj në mënyrë të dhunshme dhe tepër abuzive, zaptoi ambientet sportive në Qerret të Kavajës, e njohur si çështja “Laguna Blu”.

Dhjetra banorë u ngritën në protestë kundër këtij vendimi arbitrar, por Aleksandër Frangaj përdori sërish median e tij, TV Klan për t’i ushtruar presion institucioneve duke e tjetërsuar këtë pronë.

Sot këto dy fusha sportive janë zhdukur dhe mbi to u ndërtua një vilë superluksoze, në pronësi të Aleksandër Frangajt, të cilën e shiti me vlerë mbi 1 milionë euro. 
12 milionë euro reklama
Nga ana tjetër, Sali Berisha, përpos pronave publike, gjatë pushtetit të tij të dytë, i fali Sandrit plot 12 milionë euro reklama për TV Klan ndërkohë që të gjitha televizionet e tjera të marra sëbashku, nuk i kaluan 2 milionë euro.
Shumë analistë në atë kohë,flisnin se Sandri i TV Klanit shpik reklama të panevojshme për Ministrat e Berishës, vetëm për të përfituar qindra mijëra euro.
Kjo ishte pagesa e drejtëpërdrejtë e Berishës për Frangajn, për t’i shërbyer mediatikisht duke mbuluar të gjitha abuzimet e pushtetit. 
12 milionë euro reklma të Berishës për Sandrin, për lëpirje ndaj pushtetit me TV Klan, sot duken si një bakshish në raport me tenderat, lejet e ndërtimit dhe pronat publike që Sandri ka marrë nga pushteti i Rilindjes 2013-2023.
Përfitimet e përmendura në këtë shkrim janë vetëm pjesa gjysmë e fshehur.
‘Bankomati’ i Sandrit merr katin e tretë të kullës te Liqeni
Jo rastësisht, tek kulla pranë Liqenit është zhvendosur Lenc Gjikuria me disa kompani të tij.
Gjikuria është bankomati dhe maska kryesore e Sandër Frangajt, miksuar me interesa korruptive tenderash dhe ndërtimi nga Tirana deri në Dhërmi. 
Në katin e 3 të kullës së Sandrit është zhvendosur me zyra kompania COAST TO COAST, me pronare Xheni Gjikuria, bashkëshortja e Florenc Gjikuria, bankomati i Sandrit.

Xheni Gjikuria del shpesh në TV Klan duke folur për turizmin dhe investimet në Dhërmi.
Me anë të COAST TO COAST, Gjikuria ka marrë 190 mijë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë, duke restauruar disa shtëpi në fshatin Dhërmi, për Frangajn, Fevziun, Shkullakun etj. (Pas hetimeve nga SPAK, AZHBR kërkon kthimin e parave).

Kompania Gjikuria, me pronar Milo dhe Florenc Gjikuria, babë e bir, është zhvendosur gjithashtu me zyra në katin e tretë të kullës “Lion Rezidencë”.

Kompania Gjikuria ka marrë 130 milionë euro me tendera kryesisht me ndërhyrjen e Sandrit, i cili në këmbim ka marrë nga Gjikuria në formë kleringu mbi 10 vila, të cilat i ka kaluar në emrin e fëmijëve, vëllait, kunatit, gruas, motrës etj.
(Ftojmë BKH-në dhe SPAK të bëjë një verifikim shumë të thjeshtë të regjistrit të pronave, transaksioneve dhe lidhjeve, ku për disa minuta do zbulojë një nga historitë më të frikshme të pastrimit të parave, korrupsionit, si dhe të zhvatjes së parave dhe pasurive publike).
Me kompaninë Gjikuria, lavatriçja e Sandër Frangajt, Lenc Gjikuria, kontrollon edhe 7-8 kompani të tjera, me të cilat pastron para dhe po shkatërron Dhërmiun.








