Shkruan Qamil Gjyrezi
Nesër do të zhvillojë një vizitë të nivelit të lartë, sekretari i shtetit të SHBA-ve, Z. Anthony Blinken. Shqipërinë mbas viteve 90-të e kanë vizituar disa sekretarë shteti të SHBA-ve. Vizita e Z. Blinken ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, rajonin e trazuar të Ballkanit, Kosovën dhe demokracinë dhe korrupsionin në vendin tonë. Politika e jashtme e SHBA-ve është ‘një dhe e vetme’ dhe ndryshon në 100 vjeçarë.
Kukullat ruso-serbe, e kineze e kanë filluar aktivitetin e tyre, që mbas pavarësisë 1912, gjatë luftës së I-rë e të II-të botërore, edhe gjatë diktaturës dhe veçanërisht mbas viteve 90-te. Ato shpikin ‘lloj lloj’ dizinofrmacioni për vizitën e Z. Blinken në Shqipëri, në favor të ‘padronëve’ të tyre. Një miki imi mbi 80 vjeç, nuk pyeti sot, se cili është qëllimi i vizitës së Z. Blinken nesër, por pyet si po shkon’ gjygji i Mec Gonigal’ në SHBA?! Ky lloj dizinformacioni, krijohet poshtë ballkonit tek ‘Rrugica e mrekullive të Berishës’ dhe qarqe që nuk i’u intereson ndryshimi dhe ndikimi amerikan në Ballkan e më gjërë. Duke lexuar në internet mu kujtua emri Anthoni, është emër njeriu por është edhe shenjt. Pa dashur të përdori element religjioz, por emri i Anthoni Blinken, është edhe Anton në gjuhën shqipe. Duke klikuar për termin Shën Antoni, po citoj se: ‘Antoni i Padovës para thirrjes quhej Fernando Bulhão. Njihet ndër të krishterët shqiptarë edhe si, Shna Ndou tek të krishterët Katolikë, dhe “Shën Andoni” ndër të krishterët ortodoksë. Për numrin e shumtë te mrekullive qe i njihen atij u kanonizua një vit pas vdekjes, nga papa Gregori IX. Në Shqipëri është një nga shenjtët më të dashur e më të njohur nga të krishterët. Shën Antoni njihet për numrin e shumtë të mrekullive dhe siç duket emri ndikon tek individi të bëjë mrekulli, ose punë të mira për njerëzit dhe kombet.
Ndoshta ‘mrekulli’ është fjalë e madhe, por departamenti i shtetit të SHBA-ve, ‘mrekullinë’ e parë e ka bërë me krijimin e SPAK në 2014 dhe më pas në 2021, me ‘shpalljen e Berishës dhe familjes së tij non-grata’. Ky vendim historik u mor, për të shpëtuar Shqipërinë nga ish-komunistët ramizistë e enveristë, te korruptuarit, dhe për të vendosur demokracinë me sundimin e ligjit. Një analist një natë deklaroi se: ‘Vizita e Blinken ka të bëjë edhe me fundin ‘mbetjeve ruse’ dhe atyre që sillen si gjoja ‘pro-amerikanë’ në Shqipëri e që nuk janë pak’.
Një pjesë e tyre i quajnë SHBA-të, ‘Amelika’ dhe tek ‘Sokaku i të marrëve’, që bëjnë vetë, lozin role e quajnë SPAK-un SKAP. Gjuha shpreh mendimin dhe jo më kot disa individë, edhe në Shkodër ironizonin Amerikën, të ndikuar nga qarqe ruso-serbe ose nga mungesa e informacionit se: ‘Amerikanët ta marrin çadrën, ‘mrrelen’, në dimër e ta japin në verë’. Si përfundim vizita e Z Blinken, i jep fund mbetjeve ruse, biles putiniste në Shqipëri dhe rajon me mjete diplomatike dhe është një sinjal i qartë për Serbinë dhe Rusinë, që amerikanët kanë vendosur ta mbështesin Shqipërinë në të gjitha planet, për gjithmonë.