Një vendim i qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, ka prekur edhe një pallat në zonën e Farkës në Tiranë, në pronësi të biznesmenit, Pëllumb Salillari.
Por ky i fundit dërgoi në gjykatë vendimin e KKT-së që i konfiskoi pallatin pa leje dhe për këtë çështje gjyqi është mbajtur sot.
Në seancën gjyqësore është kërkuar nga pronarët e truallit që i kanë dhënë për ndërtim Salillarit, heqjen e konfiskimit të ndërtimit pa leje.
Gjykatësi Bezart Kaçkini ka rrëzuar kërkesën dhe ka lënë në fuqi konfiskimin e pallatit në Farkë.
Kujtojmë se kjo nuk është ndërtesa e vetme që autoritetet i kanë konfiskuar Pëllumb Salillarit në kuadër të vendimit të qeverisë për ndërtimet pa leje.
Gjithashtu, atij i është konsfiskuar edhe një “godinë banimi dhe shërbimi 2, 4 dhe 6 kat, me 2-5 kat parkim dhe shërbime nëntokë”, me sipërfaqe 20 mijë m² pranë Liqenit të Thatë në Selitë