Sali Berisha: Rama përdori Sorosin dhe FBI-në për të më shpallur “non-grata”!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramën se ka përdorur filantropin George Soros dhe zyrtarë të FBI-së për ta shpallur non-grata.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, Berisha u shpreh se Rama dërgoi në SHBA, raporte të strukturës antikorrupsion në Shipëri, që sipas ish-kryeministrit, nuk ishin bërë publike më parë.

Kryetari i PD-së tha se largimi i Ramës është e domosdoshme për të rikthyer demokracinë në vend.

Berisha: Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, tani ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky demon pushteti, që urren kundërshtarin njësoj si i ati i tij xhelat, njësoj si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi puti në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI-në dhe të tjerë, për të shpallur non-grata Sali Berisha. Vetë DASH thotë se bazë në këtë vendim kanë qenë edhe aktet, raportet e kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare.

Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri që s’i ka lexuar, përveç duarve të zeza të atyre që i kanë dërguar. Mënyra se si Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet, është mënyra më armiqësore, më amorale dhe kjo që shohin sot qytetarët shqiptarë, është një akt që tejkalon çdo imagjinatë të përdorimit të korrupsionit ndërkombëtar në luftë kundër një opozite.

Më tragjike bëhet kjo kur këto operacione kryhen duke abuzuar nga vendi i madh i lirisë, por vend pa mafiozë dhe të pakorruptuar nuk ka. E theksova këtë, jo për të bërë historikun e këtyre zhvillimeve. E theksova këtë për të sjellë në vëmendjen tuaj, se për shqiptarët, për PD-në, pluralizmin, largimi i kësaj kalbësire, i këtij bastardi që riprodhon qëndrime hoxhiste me metoda të reja ndaj opozitarizmit, pluralizmit, demokracisë, duhet të njohë fundin që meriton. S’mund të rrimë ne dhe të vazhdojmë siç kemi vazhduar, para të gjithë këtij realiteti të qartë si drita e diellit. Edi Rama është një armik i egër i demokracisë.

Unë ju garantoj ju, se po të studioni qëndrimin e tij në Parlament, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike. Ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin. Aty ka një marionetë, që zbaton verbërisht urdhrat e tij. Në një kurth të turpshëm, përjashton për interesa të AliBashës dhe të vetat 4 deputetë nga grupi.

Në një kohë kur rregullorja e vitit 2018 e këtij grupi, nuk përjashton asnjë formë përjashtimi për deputetin. S’ka ndonjë vlerë numërimi, por betimi ynë për t’i qëndruar. Tani më tutje nuk shkohet kështu. Për të gjithë ata që duan demokracinë, për të gjithë ata që besojnë se jeta duhet të ndërtohet në këtë vend, për të gjithë ata që besojnë se Shqipëria është me potenciale të jashtëzakonshme, duhet të ngrihemi sot ose kurrë për përmbysjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu