Sali Berisha premton tre fishimin e rrogave

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Kavajë kandidatin e “Rithemelimit” për Bashkinë e qytetit, Fisnik Qosja.

Berisha është pritur nga një numër i konsiderueshëm simpatizantësh në qytetin që është konsideruar si bastion i së djathtës, teksa ka prezantuar kandidatin e tij.

Megjithatë, KQZ i ka dhënë 1 javë kohë Berishës dhe partive të tjera të regjistrojnë koalicionet, ndaj mbetet për t’u parë se nën cilën logo do të garojë Qosja.

Berisha i bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, ta mbështesin në revolucionin e tij për t’u rikthyer në pushtet.

“Zgjidhja është në dorën tonë, është në dorën tuaj. Duke trokitur në zemrën e çdo fqinje, në derën e çdo qytetari. Do u thonë demokratët kanë bërë gabime, po por demokratët i njohin dhe i korrigjojnë gabimet. Do u thonë se rrogat trefishohen, jo dyfishohen. Sa të jemi në pushtet, vetëm rritje, rritje, rritje e rrogave dhe pensioneve.

Ulja e barrës fiskale do të jenë pjesë parësore e programit tonë. Ndaj dhe mbështeteni këtë përpjekje, këtë revolucion, sepse sot Shqipëria ka nevojë të madhe për mbështetjen tuaj. U them të rinjve, trokisni në çdo derë, bisedoni me çdo qytetar”, deklaroi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu