Sali Berisha nuk do të paraqitet të hënën në SPAK

0

Sali Berisha ka kërkuar leje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) që të mos paraqitet ditën e hënë (7 Prill) në këtë institucion në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Në kërkesën e depozituar në SPAK, Berisha argumenton se ditën e hënë do të jetë në Strasburg, për një angazhim politik në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka patur edhe më parë dhe SPAK i ka dhënë leje Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Berisha duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu