Kreu i PD-së Sali Berisha në fjalën e tij tha se Rama është kthyer në kreun e një narkoshteti, që ka vjedhur votën, pasurinë e qytetarëve e organizoi atentatin e dështuar me nëj mjeran të paguar.
Sali Berisha: Qytetarë dhe qytetare mirëserdhët në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik. Kudo që jeni, në Shqipëri, Kosovë Europë, SHBA që keni pritur me padurim këtë ditë të madhe të revolucionit demokratik të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri.
Do ta nis fjalën time me një shprehje të George Orwell: Është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre. Ndaj dhe sot, ditën e siparit të revolucionit për përmbysjen e monizmit të themi të vërtetat tona. Pra qëllimi themelor i këtij revolcioni që nis sot, është të mbrojmë të vërtetat. Por jo vetëm, të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojnë.






