Sa një derhem

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Sa një derhem
E lumja e lumtur, zër vend tek ne,
Pse je hidhëru e ke marrë pezëm,
Shumë kryeneçe, kjo ka qëllue,
Hatri i mbetur, apo i zënë peng?
Ngjyra të ndezura ruan zonja,
Që e shohin lezetshëm ngado,
Po t’mundem rrugën ti tregoja,
Kundruall na rri mos na u largo.
Veç në imagjinatë në të ulemi,
S duron me e pa as me prekë,
E morën sa lindi në një cakule,
E kanë zvogluar sa një derhem.
Veç për dredhi truri u punon,
Gjunahqarët të vendit bekuar,
Zoti ja dha të gjitha mundësit,
Që jeta jonë t’jetë e lumturuar.
Sharlatanizmi mik me gomarin,
Njësojtë kënga me këtë që pllet,
N’leverdi e kthyen këta ditarin,
Të njejtin shfletim si miku i vet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu