Shkruan Sokol Pepushaj
Edhe një “ushtar” që na la Yuri Kim në SPAK, sot nuk e kemi. Edi Rama ofron oferta që askush në këtë Botë nuk mund t’u thotë jo.
Në vendin e mrekullive, çdo pamundësi është e arritshme dhe çdo mundësi vritet.
Mbrëmë, banditët sulmuan fjalën e lirë, goditën në vendin e punës editorin e Pamfletit Gjergj Zefi.
Për aktin e rëndë, përveç ministrit Taulant Balla, as Edi Rama, as Ilir Meta e Lulzim Basha, nuk folën fare.
Kjo është e zeza e këtij vendi.
Çdo ditë që nuk do të kemi ambasadorin amerikan në Tiranë, kjo bandë do të jetë parashuta emocionale e platformës përplasëse mes shtypit të lirë dhe shtypjes së lirë, mes Amerikës dhe Ballkanit mafioz.
Nuk e ç’kodojmë me detaje, atë që dinë të gjithë e lexojmë.
Dilema, korrupsioni do të vazhdojë të jetë ekuivalent i kësaj qeverie apo fjalët tona do të nxjerrin jashtë rrugës mafien, nuk mund të jetë shpërfillëse, kur çdo fije e kurbës që kësaj qeverisjeje, ka substancë banditizmi.
Kohët e fundit 4 Klanet Mafioze kanë fushë të lirë.
Për median që nuk ja mbyllin gojën me zarfe, se ende ka gazetarë idealistë që e duan këtë vend e të ardhmen e shohin këtu, kanë gati dhunën.
Pra, një komandë “The cup is full, get out of the way” do të na duhej sot.
Kupa është mbushur, largohuni nga rruga, ndërkohë që jashtë rrugës kanë dalë drejtësia dhe padrejtësia, jeta dhe pasjeta.
Fatzinjtë e fasadave, shtrydhin naivitetin për të kuptuar se çfarë ka ky SPAK që nuk punon aspak dhe këto banda që na kanë zënë rrugët edhe për të pasqyruar korrupsionin.
Fatin e bardhë apo të zi, askush nuk e di.
Mund të jesh vagabond rruge e bëhesh me pushtet e pasuri, mund të jesh pushtetar më i ndershëm se shokët, e përfundon në qeli.
Realiteti është ndarë në grimca të vogla, falsiteti ka veshur rroba firmato.
Edi Rama i ngjan një shtylle të gjatë antiamerikane, ku secili ka lidhur aty telin e vet.
Kontributet këputen duke penguar kohën.
Koha për ‘Peshq të Mëdhenj’ gjithmonë ikën pa ardhur.
Detajet e pasakta nuk janë veç vegime.
Fantazmat dhe fantazitë me kriminelë heronj, janë flamuri i kontradiktave të aktrimit, se askush nuk është mbi drejtësinë.
Sa herë dëgjoni këtë premtim, duhet të jeni gati për të kundërtën, madje të shikoni, a keni pasuri të tjera për t’u dhënë hajdutëve, se ju e patë, vetë kryeministri ankohet se jeni aq fukara. sa nuk kemi ç’të vjedhim tek ju.
Tek drejtësia dhe media, besimi është i dobët.
S’mund të ngjajë ndryshe në fakt.
Sa kohë s’do kemi ambasador amerikan, SPAK-u dhe media do jenë në rrezik./Pamfleti








