Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Rrotull kohës
Sillet rrotull nëpër kohë e hapësirë,
Prekë mrekullin e frymës në ajër,
Kur dhe yjet sheh, që kurrë nuk çojnë haber,
Dhe bashkë me dritën gjysmë zhveshur vjen.
Andej n’shetitje shtrin hapat e lehtë,
Shihe vallzimin e pemve, që ja ruajnë
harmonishëm vetes,
Dhe fletët e gjelbërta me krahë të shtrira,
Që ua mësojnë, natyrës e botës sekretet.
Vjen rreth kujtimeve të vjetra lënë në
një anë,
Dhe përkëdhel dhembjen e shpirtit të plagosur,
Mbledhë pikat e lotit që mbi tokë ranë,
Dhe formon oqeanin e mallit!