Në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë fotografi të përpunuara nga Inteligjenca Artificiale që tregojnë se “si do të dukej arrestimi i Donald Trump”.
Bëhet fjalë për gazetarin Elliott Higgins të platformës kërkimore Bellingcat i cili “u argëtua” duke përdorur Inteligjencën Artificiale për të krijuar foto të rreme të një arrestimi të mundshëm të ish-presidentit, shkruan Telegrafi.
“Duke bërë fotografi të arrestimit të Trump ndërsa pres që ai të arrestohet”, shkroi ai në Twitter krahas fotove false.
Fotot e rreme tregojnë Trump duke u përpjekur të shmangë arrestimin nga policia amerikane. Madje, sipas pamjeve imagjinare, Trump konfrontohet me policinë, diku edhe duke arritur t’i shpëtojë policisë.