Rrëzohet qeveria e Moldavisë

0

“Pas një vit e gjysmë në krye të kësaj qeverie ka ardhur koha të njoftoj dorëheqjen time nga ky post, të cilin e mora me mandatin për të luftuar korrupsionin, për të nxitur zhvillimin dhe për ta afruar me Evropën”.

Qeveria pro-evropiane e Moldavisë ka rënë pas një vit e gjysmë të karakterizuar nga kriza dhe presione të brendshme e të jashtme.

Kryeministrja Natalia Gavrilita njoftoi dorëheqjen, pas një mandati të penguar nga lojërat gjeopolitike në rajon.

Pushtimi i Ukrainës fqinje shkaktoi tensione në Moldavi, gjithashtu një ish-republikë sovjetike, me një rajon të kontrolluar nga separatistët pro-rusë, që po lufton për t’u shkëputur nga influenca e Moskës.

Tani, Parlamenti moldav duhet të aprovojë qeverinë e re të prezantuar nga presidentja Maia Sandu, e cila është e vendosur që vendi të ndjekë një kurs evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu