Rrëzohet avioni ushtarak i SHBA, 8 persona në bord, gjendet vetëm një trup

0

Një avioni ushtarak amerikan, Osprey, me 8 persona në bord u rrëzua në det në jug të Japonisë.

Operacioni i kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar ende dhe roja bregdetare e Japonisë ka gjetur vetëm një trup të ekuipazhit

Avioni u përpoq të bënte një ulje emergjente në aeroportin Jakushima, përpara se të rrëzohej.
Qeveria japoneze ka deklaruar se prioritet i momentit është shpëtimi i personave që mund t’i kenë mbijetuar përplasjes.

Zyrtarët amerikanë dhe japonezë thanë se avioni i përkiste bazës ajrore Jokota, në Tokion perëndimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu