Betimin se do ta mbrojë aktin më të lartë juridik e kishte bërë para deputetëve të Kuvendit. E, pikërisht Kushtetuesja mund të bëhet shkak që Vjosa Osmani të bie nga pozita e presidentes.
Kjo ka gjasa të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të ish-deputetëve Veton Berisha dhe Albert Kinolli.
Të njëjtit, në prill të viti 2021 kishin dorëzuar ankesë në lidhje me dyshimet për orkestrimin e votimit nga ana e partisë rome “Romani Iniciativa”, në vendbanimet me shumicë serbe.
Për kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, mbrojtja e kushtetutshmërisë është gjëja më e rëndësishme.
Në anën tjetër, ish-deputeti Albert Kinolli, akuzon Listën Serbe se ka ndikuar që serbë të komunave të ndryshme të votojnë për parti të tjera të minoriteteve tjera në mënyrë që të shtohet ndikimi i saj në Kuvend.
Nga Gjykata Kushtetuese thane per T7 se janë duke e shqyrtuar rastin, teksa kanë njoftuar se nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetueso-ligjor për vendimmarrje.
Por, sa ka gjasa që Kushtetuesja të marrë vendim në favor të ish-përfaqësuesve minoritarë?