Rrajat po lirohen/ Flet Jashar Maja: Sot mund të isha i vdekur

0

Prokuroria e Tiranës e ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën. Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për “plagosje të lehtë me dashje”.

Sipas Prokurorisë ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjekoligjore ndaj të dëmtuarve. Jashar Maja tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se ai dhe kushëriri i tij mund të kishin vdekur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj tyre. Ai u shpreh se janë dhunuar moralisht dhe fizikisht dhe sot nuk kanë mbrojtje nga askush, as nga shteti.

“Unë nuk di se ku duhet të ankohem dhe ku ta kërkoj të drejtën time. Ai personi vdiq për një grusht atje në Vlorë. Unë dhe vëllai im mund të ishim të vdekur sot. Kishte mundësi të ishim viktima”, – u shpreh Maja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu