15.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor 2024
BallinaAnti-MafiaRikthehet Eljana Gjoka, rivjen, mashtron qytetarët me 300 Euro për vizë angleze:...

Rikthehet Eljana Gjoka, rivjen, mashtron qytetarët me 300 Euro për vizë angleze: Nuk punoj klandestinçe unë

Date:

Related stories

Një qeveri hipokrite nuk është asnjëherë zgjidhje!

Shkruan Namir Lapardhaja Qeveria nuk mund të lajë duart me...

Metës do i konfiskohet e gjithë pasuria’/ Avokati Ngjela plas bombën

Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se nëse çifti...

Humbe mua dhe moralin

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj Bërë si hije, jetë e di...
spot_img

Eljana Gjoka u denoncua pak kohë më parë nga emisioni Stop në Tv Klan që kishte mashtruar një qytetar nga zona e Kasharit duke i thënë se do ta ndihmonte për një problem pronësie. Eljana Gjoka ishte prezantuar si punonjëse e Kadastrës dhe i kishte marrë qytetarit 3.6 milionë Lekë të vjetra. Mirëpo, ajo u demaskua nga emisioni Stop.

Sonte dalin të tjera fakte dhe raste mashtrimi nga Eljana Gjoka. Qytetarët kanë denoncuar pranë e emisionit për një grua nga Vora që mashtronte për viza angleze, duke pretenduar se ka një “mik” brenda ambasadës së Britanisë në Tiranë.

Redaksia u vu në lëvizje dhe organizoi një takim me Eljanën. Përmes kamerës së fshehtë, Eljana tregon se për të ikur në Angli me vizë turistike 16-ditore, duhet të paguash 300 euro.

Eljana Gjoka – A je mirë?

Qytetari – Ç’a bëhet? Si ke qenë?

Eljana Gjoka –Hiç! Mirë! Juve?

Eljana Gjoka –Më thuaj, ç’a problem ke? Me se mund të ndihmoj?

Qytetari – Unë për në Angli.

Qytetari – Du me ik në Angli! Ke ndonjë mundësi të më ndihmosh ? Si i bëhet aa? Si, qysh, tek?

Eljana Gjoka –Unë punoj me Ambasadën, nuk punoj kështu klandestinçe.

Eljana Gjoka –Bëhet regjistrimi. Vjen përgjigja për 1 muaj, a për dy javë. Për dy muaj. Varet, si dalin listat. Kupton? Njoftohesh, jep intervistën.

Eljana Gjoka –Kupton? Nëse ke pas probleme me shtetin, nëse ke pas ndonjë ekspuls, nëse ke ndonjë ndjekje penale, noi gjë. Këto duhet t’i di përpara kohe!

Qytetari – Mua më intereson të iki. Ashtu kam ca punë të miat. Iket me vizë, a si iket?

Qytetari – Si është viza? Sa?

Qytetari – Për 16-të ditë duhet të kthehesh?

Eljana Gjoka –Jo, jo, po 16-ditore ta presin edhe biletën. Për 16-të ditë do kthehesh!  Ama mos u kthe! C’lidhje ka?! S’të kërkon kush llogari.

Eljana Gjoka -300 euro është vetëm regjistrimi.

Qytetari – Ty, çfarë të duhet nga unë tani?

Eljana Gjoka –Karta e identitetit e jotja! 300 euroshin, regjistrimin, e-maili jot! Vjen çdo gjë nëpërmjet e-mailit. Informohesh nëpërmjet e-mailit. Nuk më jep të drejtën mua askush, numrin tënd të telefonit, të informojnë në filan datë, të kthehesh poshtë, ose në filan datë jep intervistën në çdo vend të botës, që të jesh ti. Edhe kjo është ajo proçedura.

Eljana tregon se ka lidhje me “shefin e madh”, i cili sipas saj punon si përfaqësues i anglezëve.

Eljana Gjoka – Brendësia është e imja, që nëse s’të del emri, të kthehen lekët mbrapsht, sepse edhe shefi, që punon aty brenda, kshu ia ka thënë të gjithëve “mos ke noi vjedhje, mos ke noi grabitje”. Nuk flas për ty.

Eljana Gjoka – Ne vëmë në dijeni. Në rast se nuk të del emri, thotë, që pozitivitet ose negativitet. Pozitiv ose negative. Kupto? Edhe nëse del pozitiv, ti ikën. Nëse del negative, vjen te unë. Unë i them shefit “më plotëso formularin për tërheqjen e lekëve”. Megjithë formularin t’i dorëzoj prapë. Kjo është ajo proçedura, që bëjmë ne.

Qytetari – Unë dua të di, sa e sigurtë është, që do iki?

Eljana Gjoka –100%! Në momentin, që të del emri, 4 ditë mbrapa ti thirresh me dhënë intervistën.

Qytetari – E ç’a do them unë atje në intervistë?

Eljana Gjoka –Asnjë gjë! Vetëm thjesht do tregosh, që nuk ke çështje penale, ose di një gjuhë të huaj. C’lidhje ka edhe sikur mos ta dish anglishten. A më kupton?

Qytetari – Po na ndihmon ai shoku jot atje brenda?

Eljana Gjoka – Nuk është shoku, është drejtori i madh.

Eljana Gjoka – Është drejtori i madh aty brenda. Jo amerikani, edhe anglezi është shqiptar, që i përfaqëson këto në mungesë të tyre.

Ajo tregon gjithë procedurën, duke e ditur se qytetari kërkon vizë për të ndenjur më pas përgjithmonë në Angli.

Eljana Gjoka –Pjesa më e madhe e këtyre, që ka çu ky, kanë dalë me problem, nuk i kanë tregu problemet që në fillim.

Qytetari – Unë s’kam asnjë problem.

Qytetari – I kam të gjitha, unë dua vetëm garancinë, domethënë ç’a garancie, që të iki edhe kaq?

Eljana Gjoka –Garancinë ato e japin 100%!

Qytetari – Po ç’a garancie duhet për andej, se unë s’kam garanci?

Eljana Gjoka –E bien ato dokumentin. E bien ato, se e kanë një mbështetje ato atje, ku do me shku. Për 16-të ditë të sigurojnë shpi ato. Pastaj bëj ç’a të dush ti! Ik zhduku!

Eljana Gjoka –Brenda vitit duhet të përcillen 14-të viza! Brenda vitit, jo më shumë se 14-të! Se nuk e japin të drejtën e 16-të ditëve, kur je brenda 14-tës. Kupto? I japin 4 ditë, 3 ditë, 2 ditë… po 3 ditë do me shku ti. A e kupton? Kshu që, kur të japin pak ditë, nuk të japin shumë garanci.

Qytetari – Si e kalove këtë Vitin e Ri?

Eljana Gjoka –Mirë! Edhe këtë vit me dosje nëpër duar. Ulu aty përpara, tu punu, tu punu online.

Marrë nga TVKLAN

Balkans News
Balkans Newshttp://balkansnews.net
Editor - Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu