Rashiq: Lista Serbe, mashë e Vuçiqit për t’i kryer punët e vrazhda

0

Rashiq: Lista Serbe, mashë e Vuçiqit për t’i kryer punët e vrazhda

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se partia Lista Serbe që vepron politikisht në Kosovë, nuk ka legjitimitet demokratik.

Ai ka thënë se kjo parti është organ që kontrollohet nga partia SNS e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd. Sipas tij, Lista Serbe përdoret si mashë nga Vuçiq për t’i kryer punët e vrazhda, që s’mund t’i kryej vet.

“Lista Serbe nuk ka autoritet. Organi që ka autoritet është një regjim autokrat që vjen nga Beogradi, apo më mirë thënë SNS, apo partia e Vuçiqit, e cila e ka krijuar këtë parti politike në Kosovë. I përdor ata si mashë për t’i kryer disa punë të vrazhda, të cilat s’mund t’i bëj vet”, ka thënë Rashiq në emisionin “Majtas Jo Djathtas” në T7.

Rashiq ka thënë se pjesëtarët e Listës Serbe nuk janë të përzjedhur të popullit serb në Kosovë, por të emëruar nga Beograd.

“Si një gjë e tillë, ata njerëz nuk janë të zgjedhur. Ata nuk janë të përzjedhur të popullit, por të emëruar nga Beogradi. Kur bëhen ministra, ata i përcaktojnë se filani do të bëhet ministër, tjetri deputet, e kështu me radhë”, ka thënë tutje ai.

Rashiq ka thënë se zgjidhja më e mirë është që serbët autoktonë në Kosovë të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Sipas tij, pse ka kaq shumë probleme në këtë kohë, është pamundësia e vet serbëve për të qenë pjesë e qeverisjes në Kosovë.

“Prej 2013 kam kërkuar që serbët e Kosovës, duhet të përfshihen në procesin e vendimmarrjes. Kjo sepse, kemi ardhë në konkludim, pa një inkorporim të serbëve brenda procesit, nuk mund ta kemi një marrëveshje stabile. Po del kështu, po tregojnë barrikadat, dezintegrim. Kështu nuk do të kishte ndodhur poqëse serbët autoktonë do të ishin brenda vendimmarrjes”, ka deklaruar ministri nga komuniteti serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu