Rama u tha të huajve se Kosova është vetëm dhe Shqipëria nuk ndërhyn!

0

Neritan Sejamini ka folur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, pas sulmit terrorist në Kosovë, ku u vra një polic dhe u plagosën dy të tjerë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se Rama u dha mesazh të huajve se Kosova është vetëm dhe Shqipëria jo vetëm që nuk do ta mbrojë në këtë situatë, por nuk do të ndërhyjë fare.

Sipas Sejaminit, kjo deklaratë vjen për shkak të interesave politike të Ramës.

“Deklarata e Ramës është e kujdesshme dhe e qëllimshme. Ai ka dashur të përcjellë mesazh për të huajt. I ka thënë botës, bëni ç’të doni, Kosova është vetëm, ne nuk do të reagojmë.

Është qëndrim për interesin politik të zotit Rama. Rama thotë, më lini të bëj çtë dua, por jam njeriu juaj dhe njeri i dobishëm për ju. Rama u tha, nga unë nuk do të keni asnjë presion.

Zoti Rama, përdor fjalën “euroatlantik”, që nuk përdoret gjëkundi si te ne. Është fjalë për sigurinë, e përgjithshme. Ç’do të thotë? Franca përshembull është pro Serbisë. Edhe Franca është euroatlantike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu