Rama, takim informal më ministrat, Ahmetaj i paftuar shfaqet pranë “Vilës 31”

0

Fillimisht u lajmërua ora 14:30, kur kryeministri Edi Rama do ta takonte në vilën qeveritare 31 anëtarët e kabinetit dhe kreun e grupit parlamentar.

Ndërkohë që mediat ishin rreshtuar në pritje të ministrave, surprizë ishte shfaqja aty e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili nuk mban aktualisht asnjë post si në ekzekutiv, ashtu dhe në PS.

I vetëm përshkoi trotuarin e vilës 31, nuk bëri komente për gazetarët dhe as i përshëndeti ata por i përcolli vetëm me një nënqeshje.

Ndërkohë më vonë, pak minuta para se të niste mbledhjen, kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale këtë foto.

Ai është ulur në krye të tryezës bosh në pritje të anëtarëve të qeverisë në vendet e të cilëve çdo ministër ka emrin dhe një dosje të posaçme.

“Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit”.

Ndërkohë nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër zyrtar mbi pikat e diskutimeve me anëtarët e kabinetit por mësohet se në të do të bëhet një analizë për vitin që u mbyll dhe prioritetet e vitit 2023.

Veç vitit elektoral mazhoranca është angazhuar të finalizojë projektet në infrastrukturë.

Nesër takim me drejtuesit e qarqeve

Kryeministri Rama do të zhvillojë takim me drejtuesit e qarqeve nesër në orën 15:00 tek “Vila qeveritare 31”.

Mbledhja do të zhvillohet lidhur me situatën në rrethe si dhe pritet të diskutohet edhe për zgjedhjet e 14 majit.

Rama, takim informal më ministrat, Ahmetaj i paftuar shfaqet pranëRama, takim informal më ministrat, Ahmetaj i paftuar shfaqet pranë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu