Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë në Asamblenë Kombëtare të PS, se ai nuk do të bëhet mburojë e askujt përpara drejtësisë.
Sipas tij të gjithë ata që shfrytëzuan PS për tu pasuruar, janë tradhtarë të kombit dhe për këtë do të duhet të përgjigjen para drejtësisë.
Rama tha se ka marrë fund koha kur drejtësia kontrollohej nga pushteti, sot drejtësia është e pavarur.
“Janë shumë pak socialistë që thonë atë fjalën e neverithshmë rama të lëshon, rama stë mbron. Unë kam një përgjegjësi morale, a e dini se cila është? Përgjegjësia ime morale nuk ëhstë as të skuqem, as të kërkoj ndjesë, e as të zbrapsem pse dikujt i besoj punën në betejat e përbashkëta në këtë fron, sepse vetëm së bashku mund të ngjisim majën, i merr mendjen pushteti dhe paraja, dhe tradhton besimin tim e tuajin dhe flamurin e stërgjyshërve e fëmijëve të këtij vendi, të cilin pastaj sipas atij mendimi të mbrapshtë që qarkullon në atë formën rama të lëshon, rama stë mbron. Pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS si maskë për të vjedhur ne të tjerët u dashka të përdorim si letër higjenike për t’i fshirë bajgat e korrupsionit, jo, jo, jo. Përgjegjësia ime morale ëhstë të mso lë dy gurë bashkë brenda kësaj familjeje politike, dhe jashtë saj, që drejtësia të ketë fuqinë për të ndëshkuar çdo lloj këlyshi, që e ka mbajtur drejtësinë e këtij vendi si qen”, tha Rama.