Nga sot Olta Xhaçka nuk do të vijojë të jetë më Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Vendimi u bë publik nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke propozuar si ministër të ri Igli Hasanin.
Kujtojmë që Olta Xhaçka është thirrur dy herë në SPAK si person që ka informacion në lidhje me tjetërsimin e pronave të ushtrisë.
Xhaçka ka dëshmuar në SPAK në muajt mars dhe prill, ku është pyetur për bazën e Limionit dhe bazën detare të Shëngjinit.
Xhaçka u kallëzuan për shpërdorim detyrë nga ish-zv-komandanti i Forcës Detare Artur Meçollari.
Gjithashtu Ministrja Xhaçka është kallëzuar në SPAK edhe nga PD për përdorimin personal të helikopterëve të ushtrisë.
Ndërkohë ndaj ministres Xhaçka ka dhe një tjetër akuzë, ajo që mund të ketë favorizuar bashkëshortin e saj Artan Gaçi.
Vetë kryeministri Edi Rama ripërëriti edhe njëherë në Asamblenë e PS, se të gjithë ata që kanë shkelur besimin e tij dhe kanë tradhtuar interesat e shqiptarëve do të jenë të vetëm përballë SPAK, duke dhënë një mesazh të qartë për Xhaçkën, por dhe gjithë zyrtarët e tjerë të PS që janë subjekt i SPAK.