Rama do të paketohet drejt SHBA

0

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi shkruan në një postim në Facebook se, dikush ta njoftojë Edi Ramën se ka edhe më keq se Chrisi. Shpejt do paketohet për tek miku i tij McGonigal.

Këtë status, Këlliçi e ka shpërndarë duke e shoqëruar me një foto të zëvendëspresidentit të SHBA, JD Vance.

Ky i fundit ka paralajmëruar se kërcënimi më i madh për kontinentin evropian nuk vjen nga Kina ose Rusia, por nga brenda. Në fjalimin e tij të mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vance tha se liria e fjalës dhe institucionet demokratike janë në rrezik për shkak të një tërheqjeje nga vlerat tradicionale të Evropës.

Duke iu drejtuar liderëve evropianë të mbledhur në konferencë, Vance i paralajmëroi ata se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të individëve për të shprehur mendimet e tyre, edhe nëse nuk janë gjithmonë dakord me pikëpamjet evropiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu