Rama 225 mijë fakte për të mos kaluar oqeanin

0
Shkruan Basir Çollaku
Dy janë ngjarje të rënda për Ramën, të pakapërcyeshme në raport me drejtësinë, të mjaftueshme për ta thinjur çdo sekond, duke shënuar rekordin më negative në 32 vite në Shqipëri. Këto gjenden tashmë në aktakuzën e dërguar nga Departamenti i Drejtësisëë në Gjykatë, ku emri i Edi Ramës përmendet të paktën 14 herë.
Së pari
Informacionet e dërguara për përdorim informal agjentit të FBI, Charles McGonigal, kanë dalë nga zyra e Kryeministrit.
Së dyti
Përfshirja direkte për të përdorur funksionarëtë FBI, për të asgjësuar opozitën nëpërmjet hetimeve të sponsorizuara në USA dhe Tiranë.
Juria amerikane ka vendosur: Hetim.
Edi Rama është pjesë e kësaj dosje dhe ai nuk e zhbën dot këtë fakt. Burimi për 225 mijë dollarëve të hallakatura në një nga banesat e Charles në Nju York, do të mbërrijë konkretisht gjatë procesit, ku dëshmi e prova të tjera me gjasë do surprizojnë të përfrshirët dhe opinionin publik.
Departamenti i Drejtësisë, FBI, gjykata amerikane, Dhoma e Përfaqësuesve, Kongresi Amerikan, Senati, të gjithë janë angazhuar në një emergjencë hetimore, për të zbardhur ngjarjen e rëndë të përfshirjes së aferës Rama-McGonigal në veprime të dyshuara korruptive e të paligjshme, me rusë, kinezë duke cënuar sigurinë kombëtare. Mes të cilave spikat episodi me Oleg Deripaskën, oligark rus i sanksionuar dhe me qeverinë shqiptare, kryeministrin Edi Rama, ish-agjentit të Sigurimit të Shtetit Agron Neza, këshilltarit të tij informal Dorian Duçka, që formalizonin porositë. Njëherësh opozita në Tiranë ka depozituar kërkesën me 45 nënshkrime deputetësh për të ngritur Komision Hetimor Parlamentar një e drejtë kushtetuese e panegociueshme. Çuditërisht, e vetmja indiferente, si të jetë një agjenci turistike në mbyllje sezoni, është treguar SPAK, e cila nuk ka konfirmuar ndonjë regjistrim procedimi penal, njëlloj siç veproi me Lulzim Bashën, e më pas hetimi të merrej hap pas hapi në bashkëpunim me drejtësinë amerikane. Por ka kohë. Gjyqi dhe hetimi vazhdojnë. Rama dha porosi për hetimin për lobimin e PD për Nik Muzin? A është pjesë dhe përgatitjes së “non grata” për Sali Berishën duke qenë vetë lajmëtari i aprë në 2019 kur gjëmonte në Kuvend ndaj ish kryeministirt se nuk e kalon dot oqeanin” Skema, mekanizmi është zbuluar. Do dalin ministra, deputetë, biznesmenë, kryebashkiakë, në listën e viktimave dhe paguesve të Charles? Gjasat janë shumë për po.
Edi Rama e di
Në drejtësinë amerikane kur merr dijeni se je në hetim, apo kur arrestohesh në flagrancë, përfaqësuesit e ligjit të këndojnë refrenin: “…Nga ky moment çdo fjalë e thënë do të përdoret në proces kundër teje…”
Rama ka nisur të pranojë se është në hetim, por njëherësh përdor truke propogande të mbijetojë në furtunën e vetëprodhuar. Sjellja e tij përkon me atë çka këshilltarët do i kenë thënë të lexojë me kujdes Amendamentin e Pestë që u jep të drejtë të hetuarve, pandehurve të mos dëshmojnë, apo mos përgjigjen pyetjeve të autoriteteve kur mendojnë se përgjigjet e dhëna i inkriminojnë. Këtë mundësi në proceset gjyqsore në Amerikë e kanë shfrytëzuar më së tepërmi krerët e organizatave të Mafias. Njëlloj deri tani bëri Rama me refuzimin për interpelancë, për Komision Hetimor, përjashtuar rastet e bredhjes nëpër ekrane studiove, ku ligjëron referenin se ata se kanë me ne dhe ai është qelibar. Afera Rama-McGonigal ka marrë vëmendje ekstreme në USA, ku Kongresi dhe Senati kanë kërkuar hetime të menjëhershme, me dsyhimet e përdorjes politike të FBI, krahas asaj çka ndodh në Departamentin e Drejtësisë. Komisioni hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve nëpërmjet kongresmenëve republikanë Jim Jordan drejtues komisionit, dhe Matt Gaetz kërkuan dje me shkresë nga FBI çdo dokument që lidhet me McGonigal deri me 16 shkurt. Edhe senatori demokrat, Dick Durbin, drejtues Komisionit Hetimor të Senatit, nëpërmjet një letre të hapur kreut të FBI, Christopher Wray, ka kërkuar informacione për hetimet në lidhje me ish-drejtuesit e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal. Kryeminsitri në hetim në një dosje amerikane për korrupsion blerje agjentëve të FBI, nderbërës ekonomik agjentëve dhe oligarkut rust ë sanksionuar nga USA, porosi për hetim e asgjësim të opozitës, natyrisht nuk mundet të jetë kampion i demokracisë, por asgjësues i saj dhe kontribues në cënimin e sigurisë kombëtare amerikane. Nuk janë shenja, janë prova të dukshme të veprimeve dhe mosveprimeve të kreut të qeverisë. Nga nisja e këtij hetimi, Edi Rama, është politikani shqiptar kandidat potencial për tu marrë i pandehur. Erion Veliaj është personi tjetër me siklete të mëdha në këtë histori amerikane, ndërsa bën pëprjekje titanike për të shpëtuar nga dosja e inceneratorëve, si firmëtar në ligjshkelje të shumta. Dosje e cila duhet ta marrë të pandehur një orë e më parë, kryebashkiakun e Tiranës, kërkues të një mandati tjetër për ti shpëtuar qelisë. Minimi i demokracisë në Shqipëri, investitorin për të rikthyer diktaturën, ka një emër, kandidatin për të pandehur të drejtësisë amerikanëe. Edi Ramën. Për të ka 225 mijë dollarë pagesë për Charles, e zbuluar në aktakuzë, që janë 225 mijë arsye për të mos kaluar më oqeanin deri tani. Zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, janë një datë e cila mund të bëhet datë e dyfishtë zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu