“Qyteti që Rrëfen”, përmbledhja për herë të parë e historive të familjeve durrsake

0

Nisma “Qyteti që Rrëfen” ka dokumentuar historitë e 6 familjeve të vjetra në Durrës, duke i përmbledhur në një format kreativ, të quajtur pasaporta e familjes dhe që synon të orientojë të rinjtë drejt të kaluarës, me qëllim që të vlerësojnë të tashmen.

Ajo u ndërmor nga të rinjtë e Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, të apasionuar pas kulturës dhe trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me ekipin e Medias Amfora, përmes mbështetjes së Leviz Albania, një Projekt i agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, SDC.

Që nga krijimi i gjashtë pasaportave për familjet më të vjetra, tek takimet me trashëgimtarët e familjeve, podcastet dhe videot, të gjitha janë krijuar me qëllimin që të rinjtë të njohin edhe më shumë të shkuarën dhe kontributin e familjeve më në zë të qytetit.

Nisma është mikpritur nga pasardhësit e familjeve të vjetra, të cilët jo vetëm që kanë ndihmuar në mbledhjen e të dhënave, por ndihen të vlerësuar që për herë të parë u realizua kjo iniciativë. Për më shumë ndiqni videon përmbledhëse për nismën e ndërmarrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu