Qyteti që nuk fle mes reve

0

Shkruan Zef Ndreka

Kështu mund ta quaj këtë pikturë e fundit të mjeshtrit piktor Ndue Pepa.
Pikturë që të sjell një atmosferë të fortë, gati filmike.
Peisazhi duket si një qytet i varur në ajër, i ndërtuar me struktura metalike, me rrjeta, ura të holla dhe shtëpi të mbivendosura njëra mbi tjetrën. Dritat e verdha në dritare e bëjnë të duket qytet i gjallë, edhe pse është natë e thellë. Sfondi i errët me nuanca blu e jeshile të sjell ndjesinë e mjegullës, thellësisë dhe pak mister, sikur jemi mes ëndrrës dhe realitetit.
Shtëpi të ngjeshura, si jetë njerëzore të lidhura fort, por secila më vete, ura dhe shkallë, kalime, rrugë, zgjedhje.
Drita në errësirë është shpresë, jetë, vazhdimësi. Struktura rrjete, si në një botë e ndërtuar mbi ekuilibër të brishtë.
Kjo pikturë më jep ndjesinë e një qyteti të kujtesës, një vend ku jetojnë mendime, histori, ndoshta edhe ëndrra të vjetra.
Është pesazh nate, por jo e një nate të ftohtë, sepse ka ngrohtësi njerëzore brenda errësirës.
Unë do ta quaja:
“Qyteti që nuk fle mes reve”, sepse të jep shumë ndjesi paqeje dhe mister kur e sheh!
Urime Mjeshtër Ndue Pepa!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu