Qendra tregtare në Dubai pret 75 milionë turistë në vit – Më shumë vizitorë se kulla Eifel, Ujëvarat e Niagaras dhe Disneyland së bashku

0

Shkruan Dorina Kurtaj

Kur bëhet fjalë për turizmin, çdo vend ofron atraksione të ndryshme. Secili prej tyre tërheq shumë vëmendjen e udhëtarëve dhe turistëve, qoftë Harku i Triumfit apo Bregu i Amalfit.

Megjithatë, asnjë prej tyre nuk tërheq turistë si një vend në Dubai. Domethënë, atraksioni turistik më i vizituar në botë është, besojeni apo jo, një qendër tregtare

Nuk është thjesht një qendër tregtare, logjikisht. Është më e vizituara në botë dhe ofron një gamë të gjerë atraksionesh. Bëhet fjalë për “Dubai Mall” në Dubai.

Qendra më e madhe tregtare në Dubai vizitohet nga rreth 75 milionë turistë në vit. “Dubai Mall” është regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness si më i madhi në botë, i gjithë objekti me të gjitha njësitë shoqëruese mbulon një sipërfaqe mbresëlënëse 1.124.000 metra katrorë.

“Dubai Mall” u hap në vitin 2008, ka 1300 dyqane, një shesh patinazhi me përmasa olimpike, një akuarium, dyqanin më të madh të këpucëve në botë, 14.000 vende parkimi dhe një simulator për fluturimin e një avioni pasagjerësh Boeing 737.

Është pjesë e kompleksit Burj Khalifa dhe ofron një gamë të gjerë të objekteve argëtuese, hotelierike dhe blerjesh. “Dubai Mall” është një destinacion popullor për turistët dhe vendasit, i njohur për arkitekturën e tij luksoze dhe mbresëlënëse.

Edhe pse ka shumë vende interesante në botë, qendra tregtare në Dubai vizitohet nga më shumë njerëz sesa Kulla Eifel, Ujëvara e Niagarës dhe Disneyland së bashku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu