Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e dyshuar të atentatit me armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS-së, Armando Prenga në maj të vitit 2023.
Në pranga ka rënë Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit gjykata e Lezhës kishte caktuar masën e arrestit me burg në 25 maj të vitit të kaluar. Ngjarja ndodhi pas konfliktit për numërimin e votave.
”30-vjeçari ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë me vendim penal datë 25.05.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”,-njofton policia.