Psikologjia e foltoristëve…

0
Shkruan Zef Ndreka
Psikologjia e popujve dhe e turmave, është studiuar dhe vazhdon të studiohet ende kudo në botë. Bota perëndimore, ose klane të caktuara të rangjeve të larta që hartojnë politika, e kryesisht sallonet e politikës, e përdorin në botën e tretë për ta aplikuar mbase në favor të zhvillimit ose të interesave të tyre.
Pothuaj tërë studimet kanë një përmbledhje të përafërt, ku duhet theksuar se shoqëritë, veçanërisht të pa iluminizuarat, bien lehtë nën ndikimin e ideologjive, të miteve, të kulteve, shumë herë nga “legjendat” e tyre, apo më saktë nga liderët e rrejshëm.
Ndjekja që një pjesë turme bëjnë qorrazi, nuk janë gjë tjetër veçse imponim i gënjeshtrave me dogma boshe.
Në Shqipëri, rasti më i qartë për tu konkretizuar janë foltoristët, individë këta që vuajnë nga kriza e vërtetë e identitetit si dhe kompleksi i inferioritetit në demokraci në raport me palën tjetër.
Foltoristët, të masakruar deri në ekstrem nga mashtrimet, nga gënjeshtrat, nga shpifjet, nga “besimi” tek Berisha, kanë humbur çdo ndjesi mbi veten dhe e kanë.lënë fatin e tyre në dorën e dikujt që pret vetë nga Zoti.
Prajtikisht, janë të hipnotizuar, dhe kanë arritur deri në në atë gjendje sa janë arratisur nga vetvetja si demokratë nëse kanë qënë ndonjëherë, duke iu bindur udhëheqësit të tyre non grata të shpallur nga amerikanët dhe britanikët, që gjendet vetë dyermbyllur nga e tërë Europa demokratike.
Berisha dhe disa bashkëpunëtorë të tij po vazhdojnë ti manipulojnë me propagandë dhe lugë boshe, ndërkohë që foltoristët po mbesin thjeshtë një grupim që iu nënshtrohet shumë lehtë shablloneve dhe autoritetit të Berishës, mjeshtrit mashtrues.
Foltoristët vazhdojnë e frymëzohen dhe lidhen shpirtërisht ende me Berishën ngaqë kanë mbetur në terr dhe se në shpirtin e tyre kanë mbetur thellë peng i dogmav të vjetra komuniste.
Ato nuk po gjejnë forcë të shkëputen nga një vazhdimësi e traditës berishiste, të taktikave dhe praktikave të tij.
Ashtu siç janë edhe popujt e tjerë të Ballkanit, kjo pjesë e shoqërisë tonë tradicionale mbetet e tillë, e prapambetur, konservatore në besim me mentalitet tipik lindor.
Ndryshe ndodh me shoqëritë apo grupimet perëndimore, që më së shumti janë mentalitete individuale. Ata janë të pavarur, nuk mashtrohen kolektivisht nga udhëheqësit autoritarë siç ndodh me foltoristët tanë, për qëllime politike dhe materialiste.
Berisha, përveçse i tillë si drejtues i keq, pengmarrës i PD-së dhe pengmbajtës i saj, si mjeknqë e njeh mirë psikologjinë e turmave i keqpërdor ato me ndërgjegje duke thelluar gabimin.
Sido, vitet që kalojnë dhe stërlodhja e demokratëve po sqaron përdorimin e tyre. Të dështuar në çdo përpjekje politike, vetë koha shpjegoi mëkatet e legjendës se tyre në dem të shtetit, të drejtësisë dhe të demokracisë.
Kalkulimet me armiq imagjinar, me Soros e kompani, janë luga boshe e Berishës në betejën e tij antiamerikane që e di mirë se e ka të humbur.
Demokratët, sa më parë të kthjellohen, aq më i shpejt bëhet orientimi i tyre për tu ndarë njëherë e mirë nga gënjeshtrat dhe për të kontribuar për demokracinë.
Izm-at të tipit everizma, stalinizma, berishizma etj vetëm çorodisin turmat dhe i mbajnë të mbyllur, përherë ushtarë, asnjëherë të çliruar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu