Pse u shkarkua Çuçi, pasoi policia mbështeti Rrajat pronarë të gurores?

0

Policia ka bllokuar guroren në fshatin Borizanë të Krujës pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të 2 anëtarëve të fisit Maja nga fisi Rraja.

Ky vendim u mor pas inspektimit të bërë në këtë subjekt deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij. Po ashtu u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.

Ngjarja pasoi me dorëheqjen e deputetit të PS, Rrahman Rrahja e më tej me shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Gazetari Igli Çelmeta tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albanians se policia ka qenë në krah të pronarëve të gurores dhe kjo është arsyeja pse u shkri komisariati i policisë së Krujës. Sipas tij, nuk ishte i nevojshëm shkarkimi i ministrit, por përgjegjësia duhet të shkonte zinxhir tek të gjitha hallkat e policisë, deri tek drejtori i përgjithshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu