Analistët Ergys Mërtiri dhe Andi Bushati debatuan për drejtësinë që ka prodhuar SPAK në këto vite. Ndërsa Mërtiri tha se SPAK është i pavarur dhe po dënon të korruptuarit dhe një ditë ndoshta do të shkojë te Rama, Bushati u përgjigj se kjo është një drejtësi politike si ajo që ishte në kohën e Alush Dragoshit, prokurorit në mesin e viteve ’90, kur president ishte Berisha.
Debati në MCN TV:
Mërtiri: Ti Bushat thua që ky është kreu, këta kanë vjedhur për këtë dhe ky shpëton. Ky mund të shpëtojë vetëm se ka pushtet dhe këta të tjerët kapen me të drejtë.
Bushati: Të mos keqkuptohemi. Kur unë them që Lefter Koka nuk i ka çuar paratë te llogaria e djalit, këta krimin minor e kanë bërë, por në një vend ku krimi minor potencohet dhe harrohet krimi maksimal, atëherë kemi të bëjmë me një drejtësi politike.
Mërtiri: Ky është thelbi.
Bushati: Janë më keq se është drejtësi politike. E denoncoi vetëm një njeri që u arratis.
Mërtiri: Ti Bushat thua që që këta e hanë ai shpëton.
Bushati: Me urdhër të tij.
Mërtiri: Këtë ku e vërteton ti se duhet që ky këtë ta ketë instrument të vetin, por ky mund t’i ketë shitur këta që gjithë ky korrupsion që është bërë që ky SPAK do ta hetojë, thotë po e shes këtë ndryshe do ta ha vetë.
Bushati: Edhe ti në nën-ndërgjegje e di se vendos ky. Drejtësia nuk pyet nëse ky i mbron apo i shet. Ky i shet se ky e jep urdhërin.
Mërtiri: Unë mendoj ndryshe, që SPAK është i pavarur, po heton shkallë-shkallë, po e rrit dozën dhe ndoshta një ditë do të shkojë te Rama, por duhet të kemi një gjë parasysh se nuk është kollaj të hetosh një kryeministër, se Sarkozia u dënua tani.
Bushati: Jo të hetosh një kryeministër, të zbardhësh një çështje nga fillimi në fund.
Mërtiri: Ka gjykata me dobësi, ka gjykata të korruptuara, të shitura dhe instrumente të politikës. SPAK, ndryshe nga çdo prokurori po heton dhe ka kurajon të shkojë shumë lart. Ndoshta nuk e ka këtë kurajo që të shkojë deri te kryeministri, ka limitet e vota, por kjo nuk e bën atë një prokurori të shitur te Rama. Fakti që thua ti: Po s’hetove Ramën ti je i shitur, ky më duket qëndrim…
Bushati: Edhe në kohën e Alush Dragoshit kështu thoshin: Mori Fatos Nanon nga njëra anë, mori Arben Likën, Genc Rulin, Rexhep Ukën nga ana tjetër prokuroria. Hoqëm prokurorinë e komunizmit, bëmë drejtësinë e re, ec aty. Ndërkohë që ishte një model i drejtësisë politike.
Mërtiri: Nuk dënoi asnjë të korruptuar. Të vetmin që dënoi ishte ai që nuk kishte vjedhur.
Bushati: Po shohim të njëjtin film, me vello euroatlantike.




